Por, megjithatë Andelecht e kishte posedimin më të madh të topit në pjesën e parë për dallim prej Milan që i kishte rastet.
Rastin më të mirë për italianët e pati sulmuesi Bojan por nuk arriti që të shfrytëzoi si duhet një top nga El Sharaaëay.
Por ndryshe filloi pjesa e dytë e takimit pasi që sulmuesi në top formë El Sharaaëay shënoj dy minuta pas filloj kjo pjesëlojë, pra në minutën e 47.
Mattia De Sciglio ishte kreator i këtij goli i cili asistoj të El Sharaaëay dhe ky me një vole të bukur shënoi.
Mexes shënoi një gol të bukur në minutën e 71. Pasi pranon një top të bukur nga Montolivio ai e ndal atë për të lansuar një goditje të fuqishme për një gol të mrekullueshëm.
Andelecht e zbuti epërsinë e Milan shtatë minuta më vonë me anë të Tom de Sutter, i cili nuk e pati të vështirë të shënoi pasi që pranoj një asist të mirë nga Oleksandr Iakovenko.
Për ta konfirmuar fitoren e Milan dhe kualifikimin tutje në këtë grup ishte kush tjetër pos Alexander Pato në minutën e 91 të takimit për rezultat 3-1.
Milan arrin të kualifikohet me këtë rezultat si e dyta në grup, pasi që Malaga e siguroi kualifikimin si e para në ndeshjen e orës 18 me Zenitin.