Për çfarë mendojnë kubanët, dokumentari i njohur i gazetarit spanjoll Gabriel Gonzalez-Andrio, do të shfaqet në ekranin e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të të Drejtave të Njeriut në Tiranë (17-22 shtator 2018).


Qëllimi i këtij dokumentari është të tregojë situatën në Kubë para zgjedhjeve në të cilat do të zgjidhet pasuesi i Raul Castro. Pra, bën një përshkim në temat më të rëndësishme në Kubë si arsimi, siguria, shëndetësia, ushqimi, nga pikëpamje të ndryshme dhe opinione të të intervistuarve.


Është vetë spektatori ai që nxjerr konkluzionet.


Dokumentari çel ditën e dytë të edicionit  të 13 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të të Drejtave të Njeriut, që mbështetet nga Ambasada e Spanjës.


Gabriel Gonzalez-Andrio (Madrid, SPANJË, 1969). Gazetar i zhanrit të dokumentarëve  që ka zhvilluar projektet e tij të fundit në Azinë Qëndrore, Lindjen e Mesme dhe Vendet  Nordike, prezanton tanimë dokumentarin e tij të dytë, En qué piensan los cubanos?. Second Chance  ishte projekti i tij i parë, fryt i një projekti emocionues bashkëpunues që ka pasur një ekip multidisiplinar prej më shumë se 15 profesionistësh në Madrid, Stokholm, Londër dhe Uashington. Ky profesionist ishte i ftuar në 2017 nga Këshilli i Europës për të prezantuar punën e tij gjatë Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizme. Second Chance ishte i parapërzgjedhur në Festivalin prestigjioz DOK (në Leipzig) dhe mori pjesë në Zgjedhjen Jo Zyrtare të Festivalit Ndërkombëtar të Kinemasë Politike (FICIP) në Buenos Aires. Momentalisht ai është i angazhuar në projekte të reja dokumentare brenda dhe jashtë Spanjës. Ai ka bërë disa punë  foto-dokumentare për El Pais, Boxing News (UK) dhe Rolling Stone.


18 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)