Drejtori i një shkolle në Kuçovë u arrestua nga policia pas denoncimit të bërë nga tri nxënëse.


Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për shtetasin 63 vjeçar, Ajaz Ajazi drejtori i shkollës 9-vjeçare në Kuçovë dhe mësues gjeografie.


Vetë nxënëset shkuan në polici e bënë denoncimin duke e akuzuar drejtorin se i kishte ngacmuar seksualisht.


Dyshohet se ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur gjatë 3 muajve të fundit.