Nese keni planifikuar rruge jashte vendit, duhet te keni mire parasysh se mundesi per te levizur te lire eshte e kufizuar, jo vetem me vendet e BE-se, qe nuk kane kapur kufije per ne, por edhe me disa prej fqinjeve.kakavije_1850


Policia e Shtetit informon per situaten e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, duke ju keshilluar te tregoheni te vemendshem, per te evituar bllokimet ne pikat doganore.


Ja situata


me Kosovën  lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;



me Malin e Zi  mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR.


me Maqedoninë e Veriut  lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;


me Greqinë  lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;


me vendet e tjera të zonës Schengen  nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.


Për të udhëtuar drejt Shqipërisë  kufiri shtë i hapur pr të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.