grPolicia tha se Emiljano Shullazi u ndalua pasi dyshohet se i vuri tritol pronës së shtetasit me inicialet A.Z. Lapsi.al mëson se bëhet fjalë për shtetasin Arjan Ziko.


Në garazhin në pronësi të babait të tij, në rrugën Sali Butka, në afërsi të Policisë Bashkiake, shpërtheu një sasi eksplozivi më 13 mars të këtij viti (garazhi në foto sipër).


Sasi e tritolit shpërtheu rreth 5 minuta pas mesnate. Ajo ishte vendosur në pjesën e jashtme të garazhit dhe shkaktoi dëme të vogla.


Policia thotë se hedhja në erë ka patur për qëllim kanosjen e tij për përfitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë. Bashkë me Shullazin u ndaluan edhe miqtë e tij Gilmando Dani dhe Blerim Shullani