Kujtim Gashi është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal në Prizren.Gashi ishte kandidati i vetëm që garoi për pozitën e kryesuesit.




Ai në votim ka marrë 23 vota pro, dhe 5 kundër. Zëvendëskryesues është zgjedhur Levent Bush nga KDTP, ndërkaq, këshilltari i LDK-së, Haziz Hodaj dhe ata të VV-së, kanë braktisur seancën, citon Prizrenipress. /Indeksonline/