Një përplasje brirësh është zhvilluar sot midis kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Demokratike, me temë Aeroportin e Kukësit dhe premtimin e shefit të qeverisë për ti mbyllur punimet brenda 12 muajsh.


Pak minuta pasi Rama publikoi në Facebook, kronikën e ERTV nga vizita e tij e djeshme në pistën aktuale të aeroportit, ku bashkë me koncesionarin dhe ministren Balluku prezantojnë projektin e ri, PD ka reaguar duke sulmuar po me një video.



Në pamjet e selisë blu shihen mjetet e rënda, që dje ishin në sfondin prapa Ramës gjatë prezantimit të Safet Gjicit si kryebashkiak, duke u larguar sipas PD nga Kukësi, pak pasi iku edhe vetë shefi i qeverisë.


PD thekson se Rama po mashtron kuksianët, pasi punimet për Aeroportin nuk kanë nisur, duke qenë se as leja nga KKT nuk është dhënë ende për projektin në fjalë.


Makinat qe janë ne video provojnë mashtrimin e Edi Ramës me nisjen e punimeve ne aeroportin e Kukësit. Video është bere dje rreth orës 17.00. Pas largimit te Edi Ramës, janë larguar te gjitha makineritë qe ishin pjese e show-t te tij ne Kukës. Ne aeroport nuk ka nisur asnjë punim, edhe për faktin se akoma nuk ka një leje ndërtimi nga KKT, njofton PD.