Armando Cungu nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Nëpërmjet një postimi në faqen e klubit njoftohet ndërprerja e bashkëpunimit me shkodranin, për shkak të rezultateve të dobëta.


Për presidentin Safet Gjici kupa e mbush me humbjen në Korçë, që ndoshta ka nxjerrë përfundimisht jashtë garës për titull ekipin verilindor (Partizani kryeson me 9 pikë më shumë). Drejtimin e ekipit e ka marrë përsipër Ramadan Ndreu, që mban edhe detyrën e drejtorit sportiv. Më poshtë njoftimi i klubit: Futboll Klub Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Armando Cungu.


Si pasojë e rezultateve negative te javëve të fundit, drejtuesit e Klubit dhe Armando Cungu kanë arritur me mirëkuptim përfundimin e bashkëpunimit.


Falënderojmë trajnerin Cungu për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë dhe i urojmë suksese në karrierë.


Që nga dita e sotme në krye të pankinës sonë do të jetë Ramazan Ndreu, i cili mbante detyrën e drejtorit të menaxhimit te klubi ynë”.