Kukësi me stofin e kampionit ndaj Lacit në Zeqir Ymeri. Pas ngërçit psikologjik të javëve të para skuadra e Milinkoviç fitoi bindshëm 3-0 ndaj kurbinasve, me Alyev që mori autorësinë e golit të parë, edhe pse ishte autogol i Fangajt, ndërsa Kale dhe Bakaj menduan më pas për të dëfryer të pranishmit në stadium, duke u dërguar një mesazh të artë rivalëve për titull.


Një paraqitje dinjitoze e Laçit pavarësisht humbjes së thellë, ku diferenca u bë vetëm nga eksperienca më e madhe e lojtarëve vendas.


Shkëndijën e parë të ndeshjes e ndezi Guri në minutën e 8-të, por Selmani reagon në pozicion. Në vijim të aksionit kuksianët pretendojnë për 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi kryesori Sokoli.


Vendasit ushtrojnë presion të vazhdueshëm, por e kanë të vështirë të shkojnë deri te goli, sikurse ishte edhe rasti i minutës së 29-të ku pas një kombinimi mes Alyev dhe Bakajt Selmani devijoi mbi tra.


Tre minuta mëpas Bakaj gjendet i lirë në zonë, por devijimi i tij me kokë nuk ka saktësinë e duhur, ndërsa në të 35-tën Krkotic shërbeu për Alyev, por edhe në këtë rast topi përfundoi jashtë.


Laçi më në fund e shënjestron portën e Kukësit në të 37-ën, teksa Nika si një ish, impenjoi portierin Koliçi.


Kukësi e rrit më edhe më shumë presionin në zonën e Laçit, por sërish mungon dicka në finalizim, si në minutën e 52-të kur Bakaj sëris nuk është i saktë sa duhet.


Gjithsesi kampionët, të ndihmuar nga fati e zhbllokuan takim në mintën e 61-të, me Fangajn që devijoi drejt portës së Selmanit topin e kthyer drejt qendrës nga Alyev.


Në dizavantazh të një goli, detyrimisht Laci ndryshon strategji duke sulmues me më shumë forca. Në të 69-ën kurbinasit arrijnë të shënojnë me Redon Xhixhën, por anësori ngre Flamurin për pozicion jashtë lojë.


Në momentin më të mirë të Lacit, pikërisht në të 76-ën, harkimi i Kale për fatin e keq të Selmanit përfundoi aty ku shtylla takohet me traversën.


Kurbinasit nuk kanë më çfarë të humbasin dhe tentojnë me të gjitha mënyrat për të goditur portën, por Kolici është gjithmonë aty për të reaguar .


Gjithsesi goli i radhës i përket sërish Kukësit dhe mban firmën e Bakajt, që pasi iu shmang mbulimit të një mbrojtësi, e detyroi Selmanin ta nxirrte për herë të tretë topin nga rrjeta.


Ky ishte finalizmi që e vrau përfundimisht ndeshjen, me Kukësin që nuk i humbet kontaktet me kreun, ndërsa kurbinasit përtej dëshirës për të bërë mirë treguan se u nevojiten shumë më tepër ekspeirencë për të përballuar sfidat e superiores.


24 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)