Pas 6 viteve në ndërtim, kulla Lotte World ka vendosur rekorde të reja me pamjen dhe lartësinë prej 555 metrash.


Nuk është vetëm kulla më e gjatë në Korenë e Jugut, por është ndërtesa e pestë më e lartë në botë dhe ka observatorin më të lartë prej 478 metrash.


Ajo që e bën interesante këtë ndërtesë është se mund të shihet panorama e qytetit nga maja e saj,e cila arrihet me ashensor vetëm për 1 minutë. Kjo është një krijim i ri që është bërë me teknologjinë e fundit, të ardhur nga kompania gjermane Thyssenkrupp.



/oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter