Trajneri i Hungarise, Ervin Kueman, dhe trajneri i kombetares sone, Ari Han bazohen kryesisht tek lojtaret qe luajne jashte vendit. Hungaria dhe Shqiperia shihen me disa te perbashketa, para ndeshjes se 28 marsit. Ari Han dhe Edvin Kumen i perkasin kombesise holandeze dhe do te ndeshen per here te dyte, ndaj njeri-tjetrit. Ne ekipet e tyre luajne lojtare, qe aktivizohen kryesisht ne kampionate te huaja. Madje Ari Han, citohet se ne ndeshjen e radhes, me Hungarine, e ka shtuar numrin e lojtareve qe luajne ne kampionatin shqiptar. Keshtu, ndaj Hungarise do te jene gjashte futbolliste qe luajne ne Shqiperi, mes te cileve dhe Memelli. Golashenuesi me i mire i kampionatit tone, pritet te aktivizohet disa minuta.