Paraditen e sotme Turqia  dëboi ambasadorin izraelit në Turqi, Eitan Naeh, pas masakrës së pashembullt që ndodhi në Gaza në momentin që në Jeruzalem inaugurohej ambasada e Shteteve të Bashkuara.


Gjatë pasdites është përgjigjur edhe Izraeli duke thirrur konsulli turk në Jerusalem në Ministrinë e Jashtme izraelite për ti kërkuar që “të kthehej në shtëpi për një periudhë kohore për konsultime”. Kjo u njoftua nga zëdhënësi i ministrisë në Jerusalem, Emmanuel Nahshon.


15 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)