Nga Andi NURAJ

Pas Superliges shqiptare dhe ndeshjeve miqësore ndërkombëtare televizioni "Vizion Plus" ofron një tjetër surprizë për të apasionuarit e futbollit: Kupën UEFA dhe Superkupën europiane të Monakos, e cila përplas fituesen e këtij turneu me atë të Champions League.
Një kontratë tre vjecare "Vizion Plus" ofron emocionet e papërshkrueshme në përballjet e skuadrave të famshme të kontinentit plakë duke filluar që nga cerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e këtij sezoni.
Për tre vite rresht "Live" në "Vizion Plus" duke filluar që nga beteja për titullin e këtij viti, i cili do të diskutohet në "Ibroks Park" të Gllazgout, më 16 maj 2007.
Kampionët në fuqi të Seviljes dhe golashënuesi më i mirë i Spanjës, Kanute; gjermanët e Bajer Leverkuzen, Verder Bremen me Diego e Kloze apo "Shqiponjat" e Benfikës me Simao dhe Mikoli.
Tëtë skuadra në luftën e turneut më të vjetër në Europë, ndërkohë që jashtë kanë mbetur ish-kampionët e këtij kompeticioni CSKA e Moskës, Fejendord, Parma dhe Einntraht i Frankfurtit, por dhe të mëdhenjtë e Ajaks, Njukasëll dhe Gllazgou Rejnxhers.
Kupa UEFA në "Vizion Plus" duke filluar që neser me betejën e parë në "Bay Arena": Leverkuzen – Osasuna, për ta mbyllur, më 16 maj me kurrorëzimin e "Mbretereshës" .
Te drejta eksluzive për të gjitha ndeshjet e një nga turneve më të rëndësishëm në Europë vetëm në "Vizion Plus", ashtu si vitin e kaluar dominimi është i spanjollëve të ndjekur këmba-këmbës nga gjermanët e Bajer Leverkuzen, të cilët kërkojnë të përsërisin fitimin e kësaj Kupe 20 vite më parë. Në skenë një tjetër fitues i "UEFA Cup", Totenhem Hotspur i Robi Kin dhe Dimitar Berbatov; Espanjol, që në gjirin e tij ka golashënuesin më të mirë Valter Pandiani dhe, Alkmar i cudive të mëdha vitet e fundit me një strateg në krye si Luis Van Gal.
Por sporti në "Vizion Plus" nuk përfundon këtu, pasi për të kënaqur të apasionuarit shqiptarë brenda dhe jashtë vendit shoqeria "Mediavizion" do të vijojë të ofrojë cilësinë më të lartë të kompeticioneve më të famshme futbollistike .
Bashkë me të turneu i mundësive të mëdha për tre vite rresht ku nuk është cudi që sezonin e ardhshëm emra të medhenj si Milan, Arsenal, Real i Madridit, Lacio, Bajern i Munihut dhe Valencia të garojnë së bashku për një qëllim .
Duke filluar që nga dita e enjte, në orën 19.00 drejtpërsëdrejti nga "Baj Arena" në takimin e parëe cerekfinal të Kupës UEFA: "Bajer Leverkuzen – Osasuna" eksluzivisht vetëm në "Vizion Plus"