style=positionrelativez-index2>










Altin Vorpsi


Tani skuadres me te titulluar ne Shqiperi i shtohet edhe nje tjeter. Trofeu me i fresket i skuadres se Tiranes eshte Kupa e Shqiperise. Fale nje portieri se super forme si Ilion Lika ekipi bardheblu arriti qe te munde mbreme skuadren e Dinamos pas ekzekutimit te njembedhjetemetershave.



 


Kronika


Edicioni i 59-te i veprimtarise se dyte te futbollit shqiptar Kupes se Shqiperise ka ulur te dielen siparin e tij me finalen e tij qe eshte luajtur midis Tiranes dhe Dinamos. Ku ne perfundim trofeu u ka takuar bardhebluve te cilet jane treguar me te sakte nga pika e bardhe e 11-metershave.  Kjo sfide duhej te ishte zhvilluar ne Stadiumin Kombetar Qemal Stafa ne kryeqytet por qe eshte zhvendosur ne Durres per shkak te protestave te Partise Socialiste prane KQZ-se ka vene perballe njera-tjetres dy rivalet kryeqytetase qe e kane fituar Kupen nga 13 here secila por qe e mbyllen sezonin ne pozita zhgenjyere. Kampionia ne fuqi Dinamo e cila po diskuton mbijetesen pasi do te ndeshet ne play-off-in e Kategorise Superiore me ate te Pare me Beselidhjen pas pak ditesh ka kaluar e para ne epersi kur Igli Allmuca ka shmangur kurthin e pozicionit jashte loje te bardhebluve dhe ka pasuar sakte per Berkicin i cili nuk e pati te veshtire te shenoje ne minuten e 19-te. Pavaresisht perpjekjeve te Tiranes pjesa e pare u mbyll me epersine minimale te Dinamos. Por nga ana tjeter bardheblute u kunderpergjigjen brenda 7 minutave te pjeses se dyte kur Pero Pejic u tregua i sakte brenda zone dhe barazoi shifrat. Minutat e mbetura pjeses se dyte nuk sollen me gola te tjere dhe gjithcka mbeti per tu luajt ne dy kohet shtese nga 15 minuta secila.



 


Shtesat


Me pas edhe 30 minutat shtese nuk sollen asnje gol. Por ky fakt nuk tregon se nuk u luajt. Kryesori Jemini akordoi nga nje karton te kuq per te dy skuadrat. Ne fillim fushen e lojes e la Osmani i  Tiranes e me pas Peqini per Dinamon. Qe te dy keto lojtare lane tapetin e blerte pasi moren nga dy kartone te verdhe. Keshtu gjithcka i mbeti goditjeve nga pika e bardhe e 11-metershave.



 


Penalltite


Nga pika e 11-metershave me te sakte u treguan bardheblute qe shenuan kater here me ane te Pejicit Gvozdenivicit Sines dhe Muces. Nderkohe qe Bala e Lila nuk arriten te shenonin. Ndersa per nendetesen blu gabuan Ferraj Milovic dhe Opoku. Qe te tre keta lojtare nuk arriten qe te kalonin Ilion Liken qe priti plot tre penallti. Deshtimit ne Kupe Dinamo tashme rrezikon edhe qendrimin ne Superlige pasi do te perballet ne play-out me nje gjendje morale aspak te mire. Nga ana tjeter Tirana merr nje trofe dhe i jep shansin vetes te luaje ne Europa League.