Skuadra pa pretendime lojtare te rinj dhe gola pa hesap. Keshtu mund te perkufizohen ndeshjet e kthimit te turit te pare te Kupes se Shqiperise. Nisur nga rezultatet ne ndeshjet e para nuk pritej qe te ndodhte ndonje mrekulli te pakten jo mes elitareve ndaj surpriza ia behu ne Loni Papuciu te Fierit. Pas goleades ndaj Partizanit ne kampionat Apolonia nuk arrin qe te shenoje ne porten e Ades se Velipojes duke u larguar para kohe nga kompeticioni i dyte me i rendesishem i aktivitetit futbollistik. Barazimi i bardhe u dha mundesi velipojakeve qe te kalojne ne turin e dyte te kupes edhe pse aktualisht jane nje nga skuadrat me te dobeta te Kategorise se Pare. E sigurisht vrapi i ketyre te fundit pritet te ndalet ne turin e dyte ku i pret as me shume dhe as me pak sesa Tirana e Nevil Dedes. Te gjendur larg kreut te renditjes bardheblute do ta kthejne koken nga kupa per te mos rrezikuar qe te mbeten kete sezon pa pjesemarrje ne Kupat e Evropes. Vec Ades e djeshmja perifrazohet me shperthime te rinjsh ku mbi te spikaturit eshte 17-vjecari i Beses Mateo Hasa. Tri gola dhe nje loje mjaft e mire e ketij te fundit duke i dhene mundesi jo vetem vetes por edhe trajnerit Daiu qe te mbeshtetet me shume tek nje i ri i uritur per te bere mire sesa tek te huajt shterpe qe te pakten



tek kjo skuader kane treguar amatorizmin dhe mediokritetin perderisa nuk kane mundur ende te shenojne pas nente javesh kampionat. Ne fund nje parashikim te shkurter per turin e dyte ku sfidat interesante jane Bylis-Flamurtari Kastrioti-Shkumbini Elbasani-Vllaznia dhe Skenderbeu-Teuta. Te pakten kater nga keto skuadra kupen e kane nje nga prioritetet e sezonit. Teorikisht Flamurtari Shkumbini Vllaznia dhe Skenderbeu jane favoritet por askush sve bast se sdo mund te kete surpriza.

Ndeshjet e Turit I


Grupi A


DINAMO - Luzi 7-2 3-0
Sefa 15 55 Sekseni 52 Bakaj 53 86 90 A.Daja 91 / Veseli 8 Agastra 14
TIRANA - Skrapari 4-0 1-0 Malindi 5 Brojka 7 aut Hajdari 18 57
FLAMURTARI - Tomori 4-2 0-0
Idrizi 28 30 Ahmataj 55 11-m Bajevski 64 / Veleshnja 5 Bistri 44
SHKUMBINI - Vlora 5-1 3-0 Mancaku 4 Sulkja 47 Dervishi 55 Nora 57 / Guna 17
KASTRIOTI - Bilisht Sport 2-0 2-2 Osja 27 Alikaj 39
BYLIS - Beselidhja 5-0 3-1
Arbri 33 34 35 Dimo 91 11-m
Apolonia - ADA 0-0 1-2 KAMZA - Partizani 0-0 1-0

Grupi B


BESA - Sopoti 7-2 3-0 Poci 1611-m Shtini 52 62 Hasa 56 85 90 elhaka 74/ M.Poci 72 Roci 7911-m
LAI - Memaliaj 3-2 1-1 Rexha 6 Selimi 41 65 / O.Sako 46 Kalemi 50
VLLAZNIA - Terbuni 5-0 1-1
Gocaj 23 Sinani 46 Kaci 79 Jovanovic 80 Vajushi 85
TEUTA - Mamurrasi 1-1 3-2
Mersini 72 / Shkembi 62
SKNDERBEU - Burreli 2-1 2-2 Jolic 52 Berkic 55 / Baku 91
ELBASANI - Gramshi 2-1 0-0
Bakiu 12 Begolli 24 / Magani 10
GRAMOZI - Luftetari 2-1 0-0 Lushaj 34 Cenko 67 / Kamza 47
LUSHNJA - Pogradeci 4-1 0-1
Bizhyti 32 63 Metushi 40 Lluca 58 / Bejleri 16