Në gazetën DITA vijon botimi i pjesëve të ditarit të shoqëruesit të Hysni Kapos, Nexhip Pajaj.


Ne nje pjese te tij flitet per karakterin e mjekut Berisha por edhe per nje bejte qe Hysni Kapo e kishte krijuar vete dhe e kendonte kur ishte me njerezit e sherbimit ne versionin labçe per te zbutur atmosferen.


Sipas Nexhipit dhe Eqeremit (dy ish truprojat e familjes Kapo) zhdukja e menjëhershme e  Sali Berishës prej familjes Kapo fill pas vdekjes së tij, fliste për shumë gjëra, jo thjesht për karakterin e tij.


Karakterin e Berishës e kishte njohur vetë Hysniu. Ambicia e tij për të qenë pranë Hysni Kapos dhe pas çdo personi me pushtet në Tiranën e asaj kohe,  ishte vërtetë e sëmurë.


Hysniu shëtiste shpesh nga Kodrat e liqenit në Tiranë. Saliu e merrte vesh orën kur Hysniu delte nga Blloku për shëtitje dhe i qepej nga pas. Në ato vende ku kishte të pranishëm njerëz, ai i ngjitej përkrah Hysni Kapos dhe i fliste atij pafund, sa e lodhte- shkruan Idajet Beqiri, i cili ka sjellë në DITA pjese nga ditari i Nexhip Pajajt dhe foto te shumta te familjes Kapo me truprojat dhe njerezit e tjere te sherbimit.


Për hir të së vërtetës, Hysni Kapo, me atë humorin e tij tipik prej labi, e kishte stigmatizuar bukur karakterin e Berishës dhe të Dine Abazit përmes pak vargjeve të cilat i këndonte shpesh labçe tërbaçiote:


Dy doktorë kam nga Tropoja,


Të dy të bukur nga boja (nga shtati).


Skërfyelli, bilbil nga goja (për Sali Berishën)


Po këtë doktorin tjetër (për Dine Abazin)


E kam besnik të vjetër!/DITA/