SHKODER - Ia vlen te kalosh nje vit te tere duke menduar se ne nje jave te vitit do te kete nje festival te terin vetem per muziken Jazz. Dhe ku, ne Shkoder! Aty ku "dashnoret" e Jazz-it ndoshta kohe me pare vinin koken ne rrezik. Keshtu shprehet Anton Prendushi, 65 vjec, nje nga ndjekesit me te rregullt te Festivalit te Jazz-it ne Shkdoer. Pagezuar "Shkodra Jazz Festival" tashme ka nisur rrugetimin e tij ne qytetin verior prej vitesh. Me nje organizim, ku cdo edicion sjell dicka te re, festivali eshte futur ne kalendarin e pervitshem artistik te qytetit, djep i kultures.


Ardian Dodani, organizator i festivalit tregon per "Koha Jone" se jane disa kengetare dhe grupe te Jazz-it teper te famshem qe do te jene miq te Shkodres ne kete edicion te katert te festivalit". Dodani vecon emrin e Eileina, kengetarja e njohur britanike e muzikes soul, njera prej yjeve me te njohura te muzikes soul sot ne bote, e cila ka kenduar edhe perkrah Paul Young-ut dhe Zuchero "Sugar" Formaciani-t. Por, edhe Diego Borotti Quartet do te jene nga grupet dhe artistet qe do te marrin pjese ne edicionin e sivjetshem te "Shkodra Jazz...", qe ka startuar nga data 2 e do te mbylle siparin mbremjen e neserme.


Ne festival eshte edhe duoja Manomanouche nga Torino, qe luan muzike Gypsy Jazz me dy kitara akustike dhe i mirenjohuri shqiptar Markelian Kapedani, i cili me trion e drejtuar prej tij do te luaje zhanrin, ne te cilin po punon kohet e fundit, "Balkan Jazz". Kori Preke Jakova me 26 koriste, i drejtuar nga maestro Gjon Shllaku, do te kendoje disa pjese suing gospel. Festivali nuk ka mbetur vetem ne nje qoshe te qytetit, por ka perfshire nje sere institucionesh kulturore sic jane Teatri "Migjeni" dhe Kinema Milleniun, por edhe qendra e Shkodres, ne sheshin para Kafes se Madhe.


Pjesemarresit e 3 edicioneve


Diego Borotti, nje torinez, qe luan saksofon tenor dhe i cili konsiderohet si "njeri prej pjesemarresve me te rendesishem te panorames jazz italiane. Eshte ai qe do te performoje edhe mbremjen e mbylljes se festivalit, sonte ne sallen e Teatrit "Migjeni". "Rikthimi ne Shkoder per mua eshte me te vertete nje kenaqesi, jo vetem ne kujtim te mikut tim Rrokut, por dhe publikut te ngrohte qe ndjek kete festival qe tashme ka hyre ne rrjedhat nderkombetare te Jazz-it", eshte shprehur Borotti qe ne diten e pare te festivalit. Sipas organizatoreve, ai do pasohet ne skene nga Eileina. "Manomanouche duo" do te jete i pranishem ne skenen e Migenit ndjekur nga i mirenjohuri Markelian Kapedani.


Muzike e nderthurur me performancat e artit viziv


Pergjate diteve te festivalit, muzika Jazz ka qene e shoqeruar edhe nga nje projekt nderkombetar i artit viziv, nje videoprojeksion te ndertuar nga italiani Michele Robechi dhe spanjolli Raul Martinez, te "Art Bus". Artistet nderkombetare kane sjelle krijimet e tyre, e nder ta edhe artisti shqiptar, Adrian Paci.


Kafja e Madhe, Zef Coba organizoi diskutime per muziken


Pergjate diteve te festivalit, ne trotuarin prane Kafes se Madhe, objektit historik te qytetit, kompozitori dhe muzikologu i njohur, Zef Coba, ka drejtuar "Shkodra Sounds Corner", ku muzikantet diskutuan dhe luajten muzike, ne pranine e nje videoprojektori, ku shfaqej gjithcka ndodhte.