kursimetQytetarët që kursejnë, tani përfitojnë shumë më pak të ardhura se më parë. Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se interesat e kursimeve në tregun e brendshëm kanë rënë në minimumet historike dhe vazhdojnë të tkurren me ritme të shpejta, raporton TCH.


Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë, çmimi i bonove njëvjeçare, letra me vlerë përmes të cilave qytetarët mund ti investojnë kursimet e tyre si borxh për qeverinë, ranë në 5.11 për qind.


Ky është niveli më i ulët i të gjitha kohërave dhe krahasuar me vitin e kaluar, të kursesh në bono thesari tani përfiton një interes deri në 30 për qind më të ulët.


Por, letrat me vlerë nuk janë forma e vetme e kursimeve që janë bërë më pak fitimprurëse. Interesat kanë rënë edhe për formën kryesore të kursimeve, atë të depozitave në bankë.


Sipas Bankës së Shqipërisë, për depozitat njëvjecare, në qershor interesat zbritën në 4.59 për qind, kur në të njëtën periudhë të vitit të kaluar ishin 5.5 për qind. Rënia e interesave tek kursimet favozizon buxhetin e shtetit pasi ul kostot që qeveria paguan për borxhin./b.l