DW Cili ishte qellimi i kesaj vizite ne Gjermani



Kurti Ne kemi pasur takime me mergaten tone ne Dyseldorf Nyremberg Vyrcburg dhe sonte 01. 02. 2012 do te kemi ne Hamburg. Kemi takuar dhe perfaqesues te Gjermanise shefin e deptartamentit per Ballkanin dhe Turqine ne Ministrine e Jashtme Nikolaus Lambsdorf zevendeskryertaren e ekologjisteve Marieluise Beck kemi pasur nje takim edhe ne sekretariatin e Trasnparency International si dhe aktivitete te tjera. Kam takuar edhe ambasadorin e Kosoves Vilson Mirdita dhe ate te Shqiperise Valter Ibrahimi.



DW Cili ishte mesazhi i Ministrise se Jashtme dhe i deputeteve gjermane



Kurti Besoj se ata tani e kuptojne me mire levizjen Vetevendosje qendrimet e saj shume kritike dhe parimore. Shumica e zyrtareve nderkombetare jane informuar per levizjen Vetevendosje nga dora e dyte - nga qeveria jone apo burokratet e tyre ne Kosove. Tani kane pasur mundesi te informohen nga dora e pare per aksionet dhe qellimet dhe aktivitetet e Vetevendosjes. Takimet ishin shume te perzemerta.



DW Kur flisni per informacionet e dores se pare Ju u referoheni vetem qendrimeve tuaja. Nderkohe qe sekretari i shtetit ne Ministrine e Jashtme Nikolaus Graf Lambsdorf ne nje interviste per DW te marten 31.02 tha se Gjermania eshte kunder bllokimit te rrugeve. Do te vazhdoni Ju me aksionet per bllokimin e mallrave serbe



Kurti Reciprociteti eshte thelbi i barazise dhe eshte vlere e BE-se. Ne konsiderojme se shteti i Kosoves nuk mund te forcohet pa ndertimin e reciprocitetit me vendet tjera ne radhe te pare me Serbine. Ne aktivitetet tona - te cilat gjithmone kane qene paqesore -  ne jemi vene ne mbrojtje te Republikes se Kosoves angazhohemi per reciprocitet dhe per mbrojtjen e prodhimit vendor.



DW Nuk iu pergjigjet pyetjes se a do te vazhdoni me bllokimin e rrugeve apo do te ktheheni ne institucione per te mbrojtur interesat dhe qendrimet tuaja politike



Kurti Nga koncepti i levizjes Vetevendosje mund te kuptohet qe njera rruge nuk e perjashton tjetren. Do te veprojme ne kuvendin e Republikes se Kosoves ne komisionet parlamentare ku jemi prezent dhe do ti shfrytezojme te gjitha rruget parlamentare. Nga Gjykata Kushtetuese kemi kerkuar shqyrtimin e kundermocionit te qeverise ndaj masave te reciprocitetit. Ky kundermocion ishte nje lloj grushtshteti sepse 59 deputete votuan kunder reciprocitetit qe eshte e pashembullt ne bote. Por ne jemi te gatshem edhe per vazhdimin e protestave. Vendi dhe koha do te behen publike me vone por ato nuk do te nderpriten. Protesta paqesore eshte vlere demokratike liri universale dhe institucion dhe norme e garantuar.



DW Protestat ne rruge me siguri qe jane nje prej mjeteve legale te opozites per te realizuar qellimet e veta por edhe ato kane normat e veta qe duhen respektuar. Por Ju ende nuk e keni bere te qarte  ne fakt se cila eshte strategjia e Vetevendosjes rrezimi i qeverise ne rruge rrezimi me aksione ne institucione apo do te prisni zgjedhjet e ardhshme



Kurti Jemi subjekt opozitar i cili ka kerkuar dorehejqen e qeverise dhe zgjedhje te parakohshme. Qeveria e tanishme e ka uzurpuar shtetin dhe e ka shnderruar vendin ne nje republike qeveritare - me shume qeveri dhe pak republike. Aktivitetet tona ne kufi nuk i bejme me qellim qe te rrezojme qeverine tia marrin pushtetin apo te forcojme veten si opozite. Por keto aksione jane kunder Serbise kunder hyrjeve dhe nderhyrjeve te saj ne Kosove. shte fatkeqesi e madhe qe qeveria ne vend se te bllokoje Serbine destruktive po i bllokon aksionet  tona. Per te shkuar perpara duhet te nderrohet kjo qeveri. Ne duam qe kjo te behet ne zgjedhje te parakohshme. Pra duam doreheqjen e qeverise dhe zgjedhje te parakohshme - sa me shpejt aq me mire.



DW Cili eshte qendrimi Juaj ndaj Serbise cfare raportesh duhen ndertuar me Beogradin



Kurti Serbia duhet te ndryshoje ne menyre qe te kemi marreveshje komunikim dhe bashkepunim normal.



DW fare duhet te ndryshoje



Kurti Serbia duhet ta lere prapa periudhen e regjimeve fashiste dhe nacionalshoviniste te Shekullit 20-te. Serbia duhet te heqe dore nga e kaluara te paguaje demet e luftes te na i ktheje 1800 te pagjeturit ta ndryshoje pjesen e kushtetutes se saj ku thuhet se Kosova eshte pjese e Serbise te pushoje me shtypjen dhe diskriminimin e shqiptareve te Lugines se Presheves. Serbia duhet te na i ktheje depozitat e  plackitura bankare fondet pensionale dokumentacionin kadastral librat e amzes te na i dorezoje kriminelet e luftes dhe te pranoje pavaresine e Kosoves. Vetem per nje Serbi te tille mund te thuhet se nuk eshte me ajo Serbia e vjeter dhe me te mund te krijojme marredhenie te reja.



DW Zoti Kurti shume prej ketyre temave qe permendet Ju jane ne rend dite edhe ne dialogun mes Prishtines dhe Beogradit ne Bruksel. Pse atehere Ju kerkoni nderprerjen e dialogut



Kurti Dialogu me Serbine per ceshtje te brendeshme te Kosoves na bosnjizon neve dhe rezulton me kantonizimin e Kosoves rezulton me nje shtet jo funksional. Nuk mund te perfitojme nga ky dialog per ceshtjet e brendshme do te kemi vetem deme. 



DW Po si mendoni Ju ti ktheni per shembull librat e amzes nga Nishi apo Kraljeva. Pa ndonje marreveshje kjo me siguri qe nuk mund te behet...



Kurti Nuk po kthehen as me marreveshje. Ne kemi marre vetem kopje te librave te amzes dhe po shnderrohemi ne nje vend kopje. Kemi hequr dore nga edhe emri republike ne prezantimet e jashtme. Situata eshte sikur para 40 vitesh kur shqiptareve u lejohej perdorimi i flamurit kombetar por vetem brenda shtepise dhe jo ne publik. Me trysni ndaj Serbise mund te arrihet kjo. Serbia mund te  hidhet ne defansive me dy poteza e para duhet ti nderpresim bisedimet dhe e dyta ta bllokojme hyrjen dhe nderhyrjen e Serbise ne Kosove.



DW Sa u perket kopjeve kopje kane marre edhe Kroacia dhe Sllovenia por me intereson me hollesisht cili eshte qendrimi i Vetevendosjes ndaj serbeve te Kosoves dhe a do te organizoni aksione edhe ne veri te Kosoves



Kurti shte e vertete qe Kroacia dhe Sllovenia kane marre kopje por eshte e vertete edhe qe Kosta Rika nuk ka ushtri. Nuk e di pse qeveria jone gjithmone i merr vetem shembujt negativ nga vendet tjera dhe jo edhe ata pozitiv. Ne Kroaci per shembull po pergjigjet per korrupsion edhe vet ish-kryeministri. Ndersa Sllovenia eshte ne BE. Levizja Vetevendosje ne asnje menyre nuk eshte kunder serbeve te Serbise apo te Kosoves. Serbet e Kosoves i konsiderojme qytetare te Republikes se Kosoves qe duhet te kene te gjitha te drejtat sipas konventave nderkombetare per minoritetet dhe ta kene te garantuar barazine para ligjit. Aksionet tona ne Merdare dhe te Dheu i Bardhe nuk kane te bejne me nderhyrjen ne veri. Ne veri kemi nje situate ushtarake ku edhe pikat kufitare jane shpallur ushtarake.



DW Do te thote Ju nuk do te organizoni asgje ne veri te Kosoves



Kurti Levizja Vetevendosje ka nje plan se si mund te bashkohet Mitrovica. Plani parashikon masa socio-ekonomike si dhe masa politike dhe te sigurise. Nder masat qe duhen ndermarre jane rivitalizimi i Trepces zbutja e papunesise ndihmat per arsim shendetesi etj. Ndersa sa i perket masave te sigurise duhet ndeprere financimi i strukturave paralele te Serbise te nderpritet shitja e pronave te shqiptareve duhet te hapen nen stacione policore ne lagjet e banuara me shqiptare. Mos te harrojme strukturat paralele ne veri i ka lene Millosheviqi me vone i ka mirembajtur Koshtunica e tani kete po e ben edhe Tadiqi.



DW Cili eshte qendrimi Juaj ndaj trupave nderkombetare ne Kosove sepse Ju me pare keni kerkuar largimin e tyre Ka ndryshuar qendrimi Juaj



Kurti Ne nuk jemi kunder pranise nderkombetare ne Kosove. Jemi per te ndryshuar karakterin e kesaj pranie. Jo prani e cila na sundon dhe dikton por nje prani qe na mbeshtet dhe ndihmon per zhvillim demokraci dhe drejtesi. NATO duhet te qendroje ne Kosove por duhet te behet me nje marreveshje te re. Marreveshja duhet te nenshkruhet mes NATO dhe Kosoves dhe jo te qendroje mbi bazat e Marreveshjes se Kumanoves e cila eshte nenshkruar prej shume personave qe jane denuar ne Hage  per krime lufte. Natyrisht qe ne kerkojme qe edhe forcat e sigurise se Kosoves te shnderrohen ne ushtri sepse nuk eshte ne rregull qe Mali i Zi apo Maqedonia te kene ushtri e Kosova nuk lejohet ta kete ushtrine e vet.



 



Intervisten e zhvilloi Bahri Cani



Redaktoi Esat Ahmeti