Ne nje interviste per Deutsche Welle-n ministrja kosovare Kusari Lila shprehet se me marreveshjet e arritura ne Bruksel Kosova ka marre persiper detyrime nderkombetare dhe cdo veprim ndryshe kundrejt Serbise do te ishte kunder parimeve te Bashkimit Evropian per liri te tregut.



DW Zonja Kusari-Lila ka pasur shume debate rreth reciprocitetit me Serbine debate keto qe u manifestuan edhe me protesta te levizjes Vetevendosja flas ketu per reciprocitet tregtar me Serbine. Po zbatohet ne teresi reciprociteti ne baze te marreveshjes se arritur ne Bruksel



Kusari-Lila Debatet per kete ceshtje kane rrjedhur prej momentit kur u kalua mocioni per reciprocitet te plote me Serbine me 7. Dhjetor dhe eshte diskutuar se qeveria eshte ngutur me heqjen e mases se reciprocitetit me Serbine. Por une dua ti rikujtoje te gjithe se para 20. Korrikut situata ka qene krejt ndryshe problemet me levizjen e lire te mallrave dhe njerezve ne vendet e rajonit kane qene te shumta. Nderkohe qe te gjitha qellimet tona qe nga momenti kur kemi vendosur masen e reciprocitetit me 20. Korrik jane arritur ne kete periudhe sepse kemi qarkullim te lire te mallrave eshte arritur pranimi i vulave doganore te Kosoves si me Bosnjen-Hercegovinen si me Serbine. Pra eshte arritur qe ata prodhues qe deshirojne te transportojne mallra permes Serbise ne vendet e Bashkmit Evropin ta bejne nje gje te tille dhe mund te themi se per here te para pas shpalljes se pavaresise Kosova ka raporte te normalizuara me te gjitha vendet e rajonit dhe me Bashkimin Evropian. Kjo eshte shume e rendesishme per sektorin e prodhimit. Pra nese shikohet periudha para 20. Korrikut te vitit 2011 ne kemi nje rritje prej 70 perqind te eksportit per ne Serbi.



DW Ka te dhena te Ministrise qe ju drejtoni si po reflektohet ky reciprocitet ne zhvillimin e ekonomik te Kosoves apo po ndodh e kunderta sic po thote Levizja Vetevendosja po demtohen prodhuesit kosovar



Kusari-Lila shte krijuar nje mit qe Serbia vazhdimisht po perfiton nga Kosova dhe cdo gje qe po punohet ne kete drejtim eshte vetem ne favor te Serbise. Kjo nuk eshte e vertete sepse ne aspektin kuantitativ ka nje renie te importit nga Serbia. Sot kontrollohen pikat 1 dhe 31 ne veri te Kosoves qe do te thote se nuk ka trafikim dhe kontrabandim te mallrave te asaj natyre si para intervenimit te njesise speciale te Kosoves ne veri. Pra ne vlere totale sa mallra eksporton Serbia ne Kosove mund te themi se kemi nje renie te eksporteve te Serbise ne Kosove dhe nje rritje te eksportit te mallrave kosovare ne Serbi.



DW Kur flasim per raportet tregtare Kosove-Serbi kemi dy pika kufitare ne veri te Kosoves jo teresisht te lira ndersa dy ose tre pika kufitare te tjera te lira. Ne veri te Kosoves thuhet se akoma futen mallra kontrabande nga Serbia ne Kosove. Cilat jane informacionet tuaja



Kusari-Lila Nuk mund ta mohoje teresisht qe nuk ka kontrabande aty mund te kete por eshte ne mase shume te vogel per arsye se vetem nese shikohet situata ne rruget ne Veri te Kosoves mund te dihet se maunet qe jane futur me heret sot nuk mund te hyjne sepse jane barrikadat ne rruge dhe rruget anesore nuk mund te ofrojne nje cilesi te njejte ashtu si ka qene me heret ku nuk ka pasur barrikada dhe ku nuk ka pasur kontroll ne pikat 1 dhe 31. Pra sot ne Veri ka qarkullim te njerezve qe jetojne ne ate pjese por eshte veshtiresuar qarkullimi i pergjithshem i njerezve nga komunat e tjera per ne veri. Prandaj ne kete linje nuk mund te themi se kemi nje kontrabande te sasise si ka qene gjate vitit te kaluar.



DW Ka pasur shume vleresime te ndryshme sipas te cilave importi i Kosoves nga Serbia eshte shume i larte ndersa eksporti i mallrave kosovare ne Serbi eshte shume i ulet. Ka ministria juaj ndonje strategji qe ta balancoje kete shkembim tregtar



Kusari-Lila Me duhet te them se shkembimi tregtar jo vetem me Serbine por edhe me vendet e tjera kohe pas kohe mund te percillet me probleme. Megjithate ne mbrojtje te prodhuesve vendore ekzistojne edhe ligjet ne fuqi. Ne momentet kur hetohet se ka tendence te prishjes se nje sektori te prodhuesve kosovare ekzistojne dy ligje nga Ministria e Tregtise dhe Industrise ligji per masat mbrojtese dhe ligji per parandalimin e dampingun. Pra te dy keto ligje jane ne fuqi dhe jane te aplikueshme. Me ligjin anti-damping disa here kemi arritur te ndermarrim masa sanksionuese per prodhuesit e vendeve jashte Kosoves sepse kemi verejtur se ka tendence te shitjes se mallrave me cmime damping ne Kosove. Veprohet keshtu. Prodhuesi paraqet ankese ne Ministri Ministria zhvillon hetime per nje periudhe te shkurter duke marre informata per cmimin e mallit nga vendi i origjines dhe ne momentin e perfundimit te hetimeve sillet nje vendim qe rrit cmimin gjate zhdoganimit te atij malli ne doganat e Kosoves.



DW Ka nje presion nga partite politike opozitare sidomos per qarkullimin tregtar me Serbine qe thone se nuk eshte i barabarte. Nese Kosova do te vepronte ndryshe nga ajo qe po vepron tash mund te kete perplasje me parimet e BE-se per qarkullimin e lire te mallrave



Kusari-Lila Kosova jo vetem me Serbine por edhe me vendet e tjera te rajonit Maqedonine Shqiperine ka pasur raste te aplikimit te barrierave te ndryshme tarifore. Por ne rastin konkret me Serbine perderisa ka njohje reciproke te vulave doganore perderisa ka qarkullim te lire te mallrave cfaredo nderhyrje tjeter sidomos ne forma qe nuk jane institucionalisht te pranueshme natyrisht se do te jete e pafalshme dhe do te jete gabim per Kosoven. Por po e them se te pretendohet se eshte humbur me ate cfare eshte aplikuar me heret ne raport me Serbine eshte gabim i madh. Ne kemi fituar ne kemi mundesuar levizjen e lire te mallrave kosovare ne te gjitha vendet e rajonit dhe ne Bashkimin Evropian.



Autor Bekim Shehu/Prishtine



Redaktoi Lindita Arapi