Gjatë mbrëmjes së djeshme eskluzivisht për Ora News, Maurizio Katalano, avokati italian i tre shtetasve shqiptarë të arrestuar në kuadër të operacionit “Rosa de venti”, ka deklaruar se Gjykata e Ankinimit të Katanias ka pranuar kërkesën e tij për anullimin e vendimit të arrestit me burg për një nga klientët e tij Fatmir Minaj.


“Fatmir Minaj është liruar nga cdo akuzë e brenda 45 ditëve do të mund të bëhen publike motivet e pranimit të këtij rikursi”, deklaroi avokati. Ndërkohë brenda ditës së sotme kjo Gjykatë pritet të zyrtarizojë vendimin ndaj rikursve të bëra për dy shqiptarët e tjerë të mbrojtur nga avokati Katalano; Moisi Habilaj e Merdian Sulaj.


Avokati Maurizio Katalan po për Ora News ka deklaruar se që në mbrëmjen e djeshme Fatmir Minaj është rikthyer pranë famjiljes së tij.


Me vendim të Gjykatës së Katanias tre shtetasit shqiptarë u arrestuan më 14 tetor 2017 në rajonin e Sicilisë në Itali me akuzën e trafikut të drogës, të armëve e pjesëmarrje në organizim kriminal. Në krye të këtij grupi kriminal sipas investiguesve italianë qëndronte Moisi Habilaj.


Po kush Fatmir Minaj, shqiptari i lënë i lirë ndaj të cilëve ka rënë cdo akuzë si anëtarë i grupit të Habilajve?


Fatmir Habilaj ka lindur më 15/ 02/ 1962 në Shqipëri e prej disa vitesh jeton së bashku me familjen e tij në komunën Modica të Raguzës në rajonin e Sicilisë. Emri i tij së bashku me të bashkëshortes Ervehe Minaj që njohej si teze Diku, përmëndet disa herë në përgjimet telefonike e ambientale të autoriteteve italiane.


Fatmir Minaj njihej me pseudonimin Ciaku e gjatë hetimeve të autoriteteve italiane është takuar disa herë me Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Nezar Seiti e Armando Sulaj. Në banezën e Fatmir Minaj, në komunën e Modikas, Moisi Habilaj është strehuar disa herë gjatë vizitave të tij në Sicili. Gjithashtu Fatmir Minaj apo Ciaku është njeriu i besuar të cilin vëllai i Moisi Habilaj Florian Habilaj i thirrur Lolo, e paguante për shërbime si p.sh kontaktet me avokatin gjatë kohës kur vëllezërit Habilaj nuk ndodheshin në Itali. Për cdo udhëtim në studion e avokatit, Fatmir Minaj paguhej 100 euro.


Përgjimet telefonike Moisi Habilaj e Fatmir Minaj (Ciaku)


Më datë 18 tetor 2014,  në ora 19.17 Moisi Habilaj telefonon Fatmir Minaj ku e informon se ditën e martë do të mbërrijë në Raguza nga Shqipëria me autobus e se i duhej dikush të vinte ta merrte nga stacioni deri në shtëpi. Gjithashtu Moisi Habilaj e informon se i duhej që makinën e tij ta kishte gati  në shtëpi sapo të mbërrinte. Makina e tipit Ford Focus përdorej në atë periudhë kohore nga Moisi Habilaj gjatë qëndrimit të tij në Sicili. Gjatë telefonatës Moisi i kërkon Fatmir Minaj që t’i thotë Armando Sulaj të vinte ta merrte me makinë sapo të mbërrinte në Raguza.


Por ndërkohë Armando Sulaj në makinën  e tij  gjen të pozicionuar një dispozitiv  tregues gjeografik GPS, fakt i lidhur me hetimet mbi aktivitetin e paligjshëm që kryente Moisi Habilaj e që vë në alarm Fatmir Minaj e bashkëshorten e tij Ervehe (teze Diku).  Ata kontaktojnë shumë herë Moisi Habilaj duke e informuar në mënyrë të kriptuar për çka ndodhur e për të anulluar udhëtimin e tij drejt Siilisë.


Ervehe Minaj (teze Diku) kontakton Moisi (në mënyrë te kriptuar tregon çka ka ndodhur): “nipi im ka shumë temperaturë…. mos shko atje se të ngjit gripin… hajde direkt tek unë…. edhe ky tjetri ka temperaturë…. përvec gripit ka vrarë dhe dorën tek makina…. kushëriri është këtu (i referohet Armando Sulaj)…. përvec dorës është vrarë keq shumë në dorë…. kur të mbërrish hajde direkt këtu… të pres unë… ose meqë nuk je mirë mos u nis fare… mos u nis…. mos u nis… dërgo dikë tjetër…. mos u nis deri sa të bëhesh mirë…. shih e bë… ose dërgo tjetër… ose deri sa të marrësh veten mos u nis….”


Megjithatë më datë 21/tetor 2017 Moisi Habilaj mbërrin nga Shqipëria në Raguza me autobusin e linjës “Arjan Travels”. Në stacion në vend të Armando Sulaj e pret vëllai i tij Meridian Sulaj e babai i tyre Avdyl Sulaj të cilët e shoqërojnë deri në banesën e Fatmir Minaj. 


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter