Ajo është liderja më e re femër në botë, duke përfshirë Zelandën e Re si Kryeministre në moshën 37 vjeçare. Por përpara se të merrte detyrën e rëndësishme, Jacinda Ardern bënte një jetë tjetër…..në skenë – një kontrast i madh me detyrat e saja politike. Të dhënat tregojnë se Jacinda dikur ishte DJ. Pas buzëqeshjes së saj të ëmbël, politikania luajti muzikë si DJ për 45 minuta në festivalin e muzikës Laneway të Auckland në 2014.


Që kur u bë udhëheqëse e Partisë Laburiste, Instagrami ilustron karrierën e saj, e cila shfaqet si një grua luftëtare.  Spinoff zbuloi gjurmët e DJ-ve amatorë, nga e kaluara e saj. Fillimisht ajo luante muzikën e Spice Girls, Beatles, Iggy Pop dhe Snoop Dogg.


“Ajo është ende e njëjta grua e vërtetë, e sjellshme dhe tepër e mençur. Është një mike që mund të të shkaktojë të qeshura, tha Isabelle Truman, e cila e ka njohur që në vitin 2014.


Gjatë një interviste Truman bëri  një pasqyrim të shkurtër rreth jetës së Kryeministres së Zelandës së Re, duke thënë se ajo ishte liderja më e re femër në botë.


Znj. Ardern u lind në një familje të besimit mormon dhe ishte shumë e devotshme. Rreth të 20-ve e la besimin në mes dhe pranoi martesat e të njëjtit seks.


Duket se ajo gjithmonë ka pasur interes për politikën. Zonja Ardern bënte fushata në zgjedhjet e shkollës së mesme – duke i bërë thirrje shkollës që të lejonte vajzat të vishnin pantallona.


Në moshën 17-vjeçare, filloi vullnetarizmin për Partinë Laburiste – duke shpërndarë fletushka. Ajo ndërroi gardërobën e saj, nga veshjet e thjeshta tek kostumet dhe në vitin 2008 u bë deputetja më e re e Zelandës së Re.


“Unë e pranoj që nuk jam një person normal, tha në fjalimin e saj të parë në Kuvend, Ardern.  Atë kohë, ajo u takua me prezantuesin e tanishëm televiziv, Clarke Gayford. Ky i fundit i kishte shkuar një letër ku i shfaqte shqetësimet rreth një projekt-ligji që kishte të bënte me sigurinë.  Ajo që filloi si miqësi, u shndërrua shumë shpejt në një romancë dashurie.


Në fillim të këtij viti zonja Ardern dha lajmin se po pret një fëmijë, duke e bërë atë udhëheqësen e parë në botë që nga viti 1990, që pret një fëmijë ndërsa ishte në detyrë. Ajo pret fëmijën e parë me partnerin e saj Z. Gayford.


“Unë do të jem një Kryeministre dhe një mama. Ndërkohë Clarke do të jetë shtëpiak, për tu kujdesur për fëmijën, tha ajo në njoftimin e saj.


Në një deklaratë zyrtare, znj. Ardern konfirmoi se do të nisë punën 6 javë pasi të lindë fëmijën, që pritet të vijë në jetë me 17 qershor. Do të bëj një marrëveshje me ministrat e mi, në kohën që nuk do të jem në punë. Nuk jam gruaja e parë në botë që punoj dhe kam një bebe. E di që këto janë rrethana të veçanta, por kemi edhe gra të tjera që e kanë bërë këtë gjë më parë, tha shefja e qeverisë.


Përgatiti: Gazeta Shqip