Katharina Schulze është fituesja e vërtetë e zgjedhjeve në Bavari, aty ku CSU-SPD rëshkitën në nivele historike të humbjes së votave duke shokuar edhe vetë kancelaren Merkel. E re, e buzëqeshur dhe me një retorikë pasionante, udhëheqësja e të Gjelbërve në parlamentin rajonal është një nga dy kandidatet kryesorë të partisë, së bashku me Ludwig Hartmann. Schulze ka studiuar psikologji dhe politikë, teksa mësoi se si të bënte fushatë në SHBA në vitin 2008, pas zgjedhjeve të para presidenciale të Barak Obamës.


E specializuar në politikën e brendshme, ajo mbart një pozicion të parregullt për të Gjelbërit. Ajo synon vendosjen e më shumë policëve në rrugë, për të garantuar një shtet të së drejtës dhe të fortë në të njëjtën kohë, me policinë në kufijtë bavarezë që duhet të ketë parasysh se ne jetojmë në një Evropë të bashkuar”.


Rritja meteorike e saj përshkruhet si e shkëlqyer në qarqet e politikës gjermane, me Katharina që shihet si Merkeli i ri pavarësisht se idetë e qeverisjes së vendit i kanë të kundërta. Në 9 vite ajo ka shkuar nga të qenit një e sapo regjistruar në seksionin e të rinjve të Verdit në 2008 te kryetare e partisë në parlamentin e shtetit federal në vitin 2017.

































Për pjesën tjetër ajo është në përputhje me temat tradicionale të partisë suaj. Cilësia e ajrit dhe uji, bujqësia e qëndrueshme, pensionet e garantuara minimale. Lidhur me çështjen e migrimit, që ndihet fort në Bavari, motoja e Schulze është se “fenomeni është shtyrë dhe nuk është administruar si duhet”, dhe në veçanti Ankerzentren, një lloj specifik i qendrave pritëse për emigrantët, nuk është një zgjidhje e dëshirueshme, sepse ato pengojnë integrimin në vend të favorizimit të tij.


Schulze ka bërë një fushatë elektorale me 5 Yje do të thoshim, pa humbur ndonjëherë një takim dhe gjithmonë me një mikrofon në dorë. Vajzë me prezencë, e kanë përcaktuar mediat.


Një talent i vërtetë për komunikimin. Rrethi bavarez i folësve në gjermanisht (VrdS) ranë dakord se ajo ishte kryetarja më e mirë në zgjedhjet bavareze të 2018-ës.


Asgjë personale rreth jetës së saj nuk dihet, përveç se ajo nuk është e martuar, nuk ka fëmijë dhe nuk ka lindur në Bavari, por në Freiburg në Baden-Wuerttemberg.


Kandidatja e të Gjelbërve ndan rolin e saj me 40-vjeçarin Ludwig Hartmann, pasi është praktikë standarde në parti që të ketë një kandidat të dyfishtë. Por sigurisht që ajo është ylli i ri në rritje i grupit dhe politikës gjermane në tërësi.


15 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)