Dora e krimit u rikthye për të goditur sërish sot në Shkodrën që zor se do të gjejë qetësi nga vrasjet, konflikti mes bandave dhe hakmarrja.


Në orën 16:30 në fshatin Grudë të njësisë administrative Gruemirë, u vra teksa lëvizte me automjetin e tij biznesmeni Ferdinand Polia.


Sot në ora 16.30, është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi N.P, rreth 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri. Megjithe përpjekjet për ti dhënë ndihme mjekësore ai ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, njofton policia.







Por kush është 35-vjeçari që ndërroi jetë në spital nga plagët e marra?


I njohur gjerësisht në zonën e Malësisë së Madhe si Nardi i bujtinave, i riu ka në pronësi disa bujtina ku mirëpret turistë në zonën mahnitëse të Thethit.


Ai ka qenë një ndër promotorët më në zë të turizmit në këtë zonë, ndërsa ka ushtruar edhe detyrën e administratorit të Zonave të Mbrojtura të Shkodrës.


Media vendase dhe të huaja kanë shkruar për bujtinën Polia dhe kanë përdorur zërin e 35-vjeçarit për të adresuar problematikat dhe shqetësimet e banorëve të Thethit te instancat shtetërore.


Në dhjetor 2017, kur Thethi ishte i bllokuar nga dëbora dhe askush nuk vuri dorë për të hapur rrugën, Nard Polia ngriti alarmin për gjendjen ku ndodheshin bashkëfshatarët e tij në mediat kryesore të vendit.


Situata në Theth është alarmante, ne jemi totalisht të bllokuar. Ndërkohë shteti nuk është bërë aspak i gjallë, me asnjë lloj mundësie. Në jemi në terr dhe të harruar, shprehej asokohej ai.


Ndërkohë një nga mediat ndërkombëtare, në një reportazh për Thethin vlerësonte faktin se Pavlin Polia dhe vëllai i tij tashmë i ndjerë, Nardi janë ndër emigrantët që janë kthyer për të zhvilluar Thethin.


Ata u kthyen nga Italia në vitin 2010 dhe ndërtuan një bujtinë me duart e tyre. Sot, konsiderohet strehimi më i lartë i fshatit. Ata janë thellësisht të kënaqur me suksesin e tyre pas vitesh si punëtorë të ftuar në Itali, theksohet në artikull.


“Kthimi ishte vendimi më i mirë që kemi bërë ndonjëherë”, thoshte Nard Polia për Akzente.


Gazeta Shqip