Në pamje të parë të parë, ajo duket një vajzë e zakontë fshati.


Rigerta Loku që përloti sot Parlamentin e Shqipërisë dhe jo vetëm, është me origjinë nga Mirdita dhe jeton atje bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët e saj duke ngritur një fermë për rritjen e dhive.


Në fakt, Rigerta ka studiuar në një nga universitetet më të mira në Itali, La Sapienza, duke u diplomuar fillimisht për shkenca politike dhe më pas duke kryer masterin për marrëdhënie ndërkombëtare.


Ajo u kthye më pas në Shqipëri me shpresën se karrierën e kishte të sigurt për shkak të diplomave të saj, duke shpresuar se të paktën do të gjente një punë në vendin e saj të lindjes në Rubik. Ajo do të deklaronte për BIRN se pavarësisht se kishte dërguar CV në institucionet vendore, nuk ishte pranuar në asnjërën prej tyre.


Të zgjedhurit e partisë e dinin fort mirë që unë dhe Nardi (bashkëshorti) nuk ishim militantë dhe nuk votonim për ta, thotë Loku.


Me paratë e kursyera në Itali, çifti vendosi të ndërtojë një fermë larg qytetit dhe politikës.  


Ferma e Rigerta Lokut dhe Leonard Tushës gjendet në fshatin Prosek, mes gjelbërimit dhe maleve të Mirditës. Fshati shtrihet 6.5 kilometra larg qytetit të Rrëshenit, por rruga mund të përshkohet vetëm me një automjet të lartë 4×4 në një udhëtim të vështirë që të merr më shumë se 40 minuta. Mungesa e rrugës, e energjisë dhe e ujit kanë sjellë largime masive në fshatin që dikur numëronte 1500 banorë.


Tashmë, çifti ka fermën prej 350 krerë dhish.


Rigerta me bashkëshortin dhe dy vajzat



 


/Ora News.tv/


 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter