Ai është personazhi më i klikuar në rrjet në javët e fundit dhe fama e Khabib Nurmagomedov, është atribut i fitores së tij ndaj Conor McGregor në kafazin e UFC në Las Vegas, por edhe pikëpyetjeve të mëdha rreth jetës së tij.


Të gjithë duan të marrin informacion për familjen e Khabib, rininë e tij ku ndeshej edhe me ariun, por edhe për jetën personale, pasi në media raportohet se është i martuar.


Djaloshi nga Dagestani, është martuar 5 vite më parë, e madje ka edhe dy fëmijë, por gruan e tij nuk e ka parë askush.


Emri dhe fytyra e saj nuk janë bërë asnjëherë publik, pasi edh në një video të postuar nga dasma e tij në vitin 2013, nusja në altar është e mbuluar e gjitha.


Këtë fakt Khabib e ka shpjeguar me fenë e tij pasi i përket besimit mysliman dhe së bashku me familjen ai është praktikant i rregullt i zakoneve të vendit ku ka lindur dhe jeton.


18 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)