Sali Berisha prej kohësh shfrytëzon qytetarin dixhital për të denoncuar sipas tij shkelje të qeverisë Rama.


Ai shpesh nuk përmend emrat e qytetarit dixhital, që nuk do mend është vetë ai, por vendos inicialet.


Nëse hedh një sy tek inicialet e qytetarit dixhital, janë thuajse të njëjtat iniciale gjithmonë, me përjashtim të ndonjë rasti që mban firmën laçjani.


Në të paktën dy raste ai ka përdorur iniciale M.K, një herë si qytetare dixhitale dhe një herë si qytetar dixhital.


Inicialet më të përdorura nga Berisha janë M.K, G.M dhe M.G.


Vështirë se mund të gjesh ndonjë shqiptar që të besojë që këto denoncime i vijnë realisht nga qytetari dixhital Berishës, por të paktën mund të zgjerojë përdorimin e inicialeve pas për fat të mirë alfabeti ynë ka 36 shkronja, mjaftueshëm për të bërë kombinine pa fund.