TURQI- 32-vjeçari Mariglen Debrova, djali nga Elbasani që u arrestua pak ditë më parë në Ankara, jetonte prej disa vitesh në Turqi, shtet ku kishte krijuar edhe familjen e re.


I riu shqiptar u prangos bashkë me gruan e tij turke, nën akuzën se ishin bashkëpunëtor të Gylenit, ndërkohë që djali i tyre ndodhet tek gjyshërit në Ankara.


Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se 32-vjeçari po vazhdonte doktoraturën për teologji në qytetin Samsun, pranë Ankarasë në Turqi.


shqiptari i arrestuar ne turqi


Pas kishte mbaruar 4 vjet kolegj në Cërrik, ai vijoi studimet për Teologji në Egjipt, e më pas u transferua në Turqi. Ndërkohë, mësohet se Mariglen Debrova kishte dy vjet që nuk kishte ardhur në Shqipëri.