Nga Gezim Mekuli *
A eshte lajmi ndertim shoqeror?
Nje lajm eshte nje teme dhe nje porosi qe zgjon interesimin dhe qe ka peshe per nje grup njerezish. Nje lajm lokal ka te beje me ndodhite dhe me njerezit e nje mjedisi lokal. P.sh., ketu mund te jete nje reportazh nga nje biblioteke e qytetit, nje interviste me qytetarin, i cili i ben thirrje kryetarit te bashkise qe te marre masa per asfaltimin e rruges e jo te korruptohet etj.
Ne anen tjeter, nje lajm kombetar ka te beje me nje teme dhe nje porosi qe zgjon interesim dhe qe ka peshe te shumica e popullsise se nje vendi. Ketu do te ishte rasti i largimit te drejtuesit te ndonje ministrie apo lajmi mbi buxhetin e vjedhur te shtetit.
Ndersa, nje lajm nderkombetar do te ishte nje teme dhe nje porosi qe zgjon interes dhe qe ka peshe te shumica e njerezve ne mbare boten. Te tilla jane lajmet per kercenimet terroriste apo per perhapjen e AIDS me permasa kercenuese per shendetin e njerezimit. Ne kete menyre, nje lajm eshte nje ceshtje a nje teme qe ka interes te pergjithshem per njeriun.
Teoria e vleres se lajmit
Por, si shnderrohet ndodhia ne lajm? Kur ka ajo vlere te tille qe te publikohet ne formen e lajmit ne nje medium te dhene? Keto pyetje jane diskutuar qe ne kohet antike e deri ne ditet tona. Madje, edhe mendimtaret e njohur, si Demosteni dhe Aristoteli, shtruan dhe u moren me kete ceshtje te madhe dhe te papergjigje. Askush deri me sot nuk ka ditur te beje nje percaktim te sakte dhe perfundimtar per lajmin.
Me qindra lajme nga mbare bota vershojne ne zyrat e redaksive gjermane, angleze, norvegjeze etj. Ka lajme politike, ekonomike, sociale, sporti, religjioni... E tere kjo mase e pafund eshte paraseleksionuar dhe paravleresuar. Qe me pare eshte percaktuar se cka eshte lejuar te linde si lajm e cfare jo.
Ketu, para se gjithash, kemi te bejme me nje perzgjedhje te lajmit e jo me ate se cka vertet eshte me rendesi dhe se cka eshte duke ndodhur ne bote. Perzgjedhja e lajmit eshte ne kete menyre, krejt subjektive. Redaktoret e gazetave ditore dhe te shtepive botuese bejne perseri reduktimin e materialit qe permbajne lajmet. Por, ne baze te cilave parime behet perzgjedhja e lajmit nga gazetaret dhe me vone nga redaktoret? Cilet jane ata faktore qe e perbejne lajmin? Schulz thote se faktoret e lajmit jane hipotezat e gazetareve mbi realitetin.
Nje perpjekje per te sqaruar se kur gazetaret e marrin nje ndodhi te caktuar si te vlershme, jep njohja e teorise mbi vleren e lajmit: Jo zgjedhja subjektive e gazetareve, por vetite objektive te ndodhive apo te ngjarjeve vendosin se cfare do te publikohet ne media e cfare jo. Sipas kesaj teorie, prominenca, elita dhe negativja jane aspektet mbizoteruese qe e bejne nje lajm terheqes, simpatik dhe interesant per gazetarin.
Vlera e lajmit
Sipas Lippmann-it, lajmet sterperpunohen nga perzgjedhja dhe interpretimi subjektiv i gazetareve. Nje gazete sjell vetem pjeseza stereotipie nga