Kush shqetësohet për artin? Kësaj pyetje do ti japin përgjigje gjatë qëndrimit në Art House, artistë të rinj të artit bashkëkohor. Artistët Lori Lako, Edson Luli, Marina Sula, Haveit, Dardan Zhegrova, Ergys Vela, Pleurad Xhafa do të orvaten në temat e artit bashkëkohor sot. Krahas tyre një grup i ftuar kuratorësh, artistësh e drejtuesish institucionesh të rëndësishme ndërkombëtare- Helene Larsson, Johan Poussette, Rein Wolfs, Candice Breitz, Martin Engler- do të njihen më nga afër me punët e artistëve të ftuar si dhe do të mbajnë biseda të hapura për publikun.


Duke vendosur shkëmbimin në qendër të marrëdhënies mes pjesëmarrësve Art House School, tematika e këtij viti është Who cares about art? , e nënkuptuar më shumë si pyetje sesa si deklaratë. Pra idea është të eksplorohen kufinjtë e artit dhe marrëdhënie me atë që e rrethon, në një farë mëyre, në marrëdhënie me jo artin.


E konceptuar si një platformë e lirë ku pjesëmarresit do jenë ato që do i japin trajtë kësaj structure, në të nuk do mungojnë prezantimet e punëve të secilit, diskutimet mbi projektet apo intuitat fillestare për punë që nuk kanë lindur akoma, lexime tekstesh e projektime filmash, refleksione e debate mbi argumente që do prezantohen nga të pranishmit, hapësirë për kërkim individual e punë në studio.


Të jetuarit së bashku dhe kërkimi intelektual nuk do shihen si dy zona të ndara por si proçese ku format e mendimit, e të shprehurit dhe të jetuarit tentojnë ti gërshetohen njera-tjetrës. Po cilët janë artistët pjesëmarrës? Ergys VELA (Shkodër, Shqipëri, 1989) jeton dhe punon në Shkodër.


Ai është diplomuar në Pikturë-Grafikë në Shkodër dhe ndjek studimet Master në Multimedia në Akademinë e Arteve në Tiranë. Punimet e tija synojnë implikimin aktiv të publikut, i cili ftohet të ndërveprojë me të. Vepra ka “mangut” diçka që vizitori duhet ta plotësojë. Ndodh që përfshirja e publikut mund ta rrezikojë mesazhin e veprës duke e kthyer në mesazh sensibilizues apo në lojë argëtuese, por është në këtë kufi “të rrezikshëm që artisti realizon krijimin e tij.


Ekspozita personale e në grup: E vërteta apo Iluzioni, Galeria e Arteve Shkoder, 2016; Gjurmë, Qendra Rinore Arka, Shkoder, 2016; Ekspozitë e Artit Pamor, Galeria e Arteve Shkodër, 2016. Pleurad Xhafa (Lushnjë, Shqipëri,1984) është një artist pamor dhe kineast që jeton dhe punon në Tiranë. Ai ka studiuar në akademinë e Arteve të Bukura në Bolonjë, Itali, dhe është diplomuar me një Master në Artet Pamore në vitin 2012. Në 2014 ai ishte fituesi i çmimit Ardhja për artistët e rinj pamor shqiptar, organizuar nga T.I.C.A – Tirana Institute for Contemporary Art.


Puna kërkimore dhe kritike e tij vjen si rezultat i një praktike post-konceptuale e cila vepron mbi një bazë dokumentuese për tu raportuar më pas vizualisht dhe politikisht me kulturën e kohës sonë. Projektet më në zë të realizuara prej tij deri më tani përfshijnë: Monument to Failure (2016), NEGATIVE I-II-III-IV (2015), Trickle Down- Crime Scene (2014), Breaking News (2013), Tireless Worker (2013), Announcement (2012), Mind Goes Blank, Eye is Gazing into the Future (2010), Déjà-vu & Paranoia (2009, së bashku me Sokol Pecin), dhe Shadows of Time (2006). Disa prej ndërhyrjeve të kryera në pikat nevralgjike të Tiranës, i ka realizuar në bashkëpunim me Departamentin e Shqiponjave dhe MAPS- Museum of Art in Public Space.


Punët e tij janë prezantuar gjithashtu ndërkombtarisht në ekspozita si: Les Rencontres Internationales, Paris/Berlin (2015-2016); “Teatri i Gjelbërimit”, Galeria FAB, Tiranë (2016); Shame On You, Celje (2015); Çmimi Ardhja, Galeria Zeta, Tiranë (2014); Lavoro/Work/Vore, Udine (2013); Bienalja e 6-të e Arteve Bashkëkohore, Berlin (2010); Bienalja e 4-rt e Tiranës (2009); Çmimi Onufri XIV, GKA, Tiranë (2008); dhe Every Revolution is a Throw of Dice, Gjenova (2006). HAVEIT (Alketa Sylaj, Hana Qena, Vesa Qena, Lola Sylaj) është një kolektiv artistik i përbërë prej katër vajzash të cilat përdorin artin për tu rebeluar ndaj përdorimit të forcës, nacionalizmit, diskriminimit të LGBT dhe shtypjes së femrave në shoqërinë shqiptare.


Arti i tyre është një formë proteste ndaj vështirësive të përditshme të shoqërisë kosovare. Performancat e tyre mbahen në hapësira publike në Kosovë. Puna e Haveit shkon përtej etiketimeve moraliste dhe refuzon të pranojë stereotipet që ato imponojnë. Grupi është themeluar në Prishtinë në vitin 2011. Marina SULA (Lezhë, Shqipëri, 1991) jeton dhe punon në Vienë, Austri.


Ajo është e dilplomuar në histori arti në Universitetin e Vjenës e më pas vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura ku u diplomua në Art dhe Fotografi. Punët e saj eksplorojnë dinamikat dhe impaktet në ekperiencat e mediuara nga teknologjia dhe komunikimi për të identifikuar aty ndërprerjen dhe përçarjen. Puna me mediume të ndryshme si fotografia, skulptura, printet, video dhe audio i mundëson ndërtimin e narrativave të ritualeve, liturgjisë dhe besimit që duket sikur krijojnë një mburojë në marrëdhënien e subjektit me pasigurinë e vazhdueshme dhe komplekse në një kontekst kapitalizmit komunikativ.


Në vitin 2018 ishte e përzgjedhur për kategorinë Forbes 30 Under 30, Europe, kategoria Art dhe Kulturë. Ekspozita personale dhe në grup: And this is, again, a Fertile State, Wasser Biennale, Vienna, 2018; Allestero & Dr K. Takes the Waters at Riva: Version B, Vienna, 2018; Salon with O. Coeln, Schwarzenbergplatz, Vienna, 2018; Bottoms Up!, curated by Severin Dünser & Olympia Tzortzi, Fluc, Vienna, 2018; Soft Power, Gabriele Senn Galerie, Vienna,2016; EMOZIONALE, Milano,2016; Salloni i Artit Bashkëkohor shqiptar, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, 2015; Somewhere in Between me B. Segschneider, Galeria Zeta, Tiranë,2015; Sula & Nikl, me R. Nikl, Galerie Kunstbuero, Vienna,2015. Edson LULI (Shkodër, Shqipëri, 1989) jeton dhe punon në Milano, Itali. Luli ështëdiplomuar në New Technologies of Art (BA), Cinema and Video (MA) në Akademinë Brera në Milano.


Puna e tij konsiston në një investigim të vazhdueshëm të dimensionit të të qenurit në lidhje me hapësirën, sidomos atë të krijuar nga njeriu. Mënyra se si sillemi në hapësirën e përditshmërisë mund të konsiderohet si esenca e pranisë tonë në botë. Kërkimi i Lulit shtrihet në hapësirën kohore ku krijohen perceptimet, abstraksionet, konceptet dhe mendimet. Në praktikën e tij artistike, ai përdor mediume të ndryshme që nga printet e deri tek fotografia, filmi dhe instalacionet.


Luli përdor mediumet si një komunikim i vazhdueshëm me konceptet dhe abstraksionet që lindin nga një kërkim multidisiplinor. Ka marrë pjesë në LArte nei Pixel. Videoart & Arte Contemporanea, Lucca Film Festival, Lucca, 2018; This Exhibition Will Have a Title Soon (ekspozitë personale), Prometeogallery e Ida Pisanit, Milano, 2017; Watch the Line While Crossing, Prometeogallery e Ida Pisanit, Lucca, 2017; Mediterranea 18 Young Artists Biennale, Tiranë dhe Durrës, 2017; Media Art Festival, MAXXI Museum, Romë, 2017; Edicioni XXII i çmimit ndërkombëtar Onufri – Stranger than Kindness, National Art Gallery, Tiranë, 2016; Tirana Film Festival, Tiranë, 2016; Fuori Visioni – Contemporary Art Festival, Piacenza, 2016; Talking About, MM XI, Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, 2016; Combat Prize, Museum G. Fattori, Livorno, 2016; Milano Film Festival, Milano, 2015; Future Identities, Laura Haber Gallery, Buenos Aires, 2015; The rhythm of art lies somewhere in between, Bienal del Fin del Mundo IV, Kili, 2015; Hybrid Identities, Contemporary Venice, Palazzo Flangini, Venecia, 2014; Pamur, Festival i Arteve Pamore, Tiranë, 2014; Lori LAKO (Pogradec, Shqipëri, 1991) jeton dhe punon në Firence, Itali.


Ka kryer studimet në Akademinë e Arteve në Firence, dhe një eksperiencë simestrale në Akademinë e Arteve në Mynih. Me anë të punës të saj artistike reflekton mbi gjendjen e njeriut postmodern, në një bote të shpejtë, mes një morie imazhesh e informacionesh që i vështirësojnë kujtesën historike dhe kërkimin e vetvetes. Prej këtu lind nevoja e krijimit si një proces kontemplativ që shpesh sjell në sipërfaqe dimensionin poetik të të qënurit.


Ndër ekspozitat ku ka marrë pjesë veçojme: Polis BBQ, Arte fiera (Bolonja 2018); Fituese e çmimit kombëtar për artin bashkëkohor Idromeno, Galeria e Arteve (Shkodër 2017); Di queste luci si servirà la notte, Le Murate / Projekte për Artin Bashkëkohor (Firence 2017); TU 35 Expanded, Qendra për Artin Bashkëkohor Luigi Pecci (Prato 2017); Downside-up, Tirana Art Lab (Tiranë 2016); Era pacifica pare, Careof (Milano 2016); Jahresausstellung, Akademia e Arteve, (Mynih 2015); Nuovo cinema Masaccio, Casa Masaccio, (San Xhovani Valdarno 2014).


20 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)