Ministri i Brendshëm, Zenun Pajaziti, ka raportuar të hënën në Komisionin parlamentar për Integrime Europiane.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar vërejtjet që kanë dalë nga Raporti i Progresit, si menaxhimi i integruar i kufijve, vjedhja e provave në dhomën e dëshmive dhe operimi i strukturave paralele.

Ministri Pajaziti i ka siguruar ligjvënësit se dikasteri që udhëheq po përpiqet maksimalisht t’i plotësojë kushtet që kërkohen, në mënyrë që edhe Kosova të jetë pjesë e procesit të liberalizimit të vizave.