Rrethanat e krijuara pas heqjes se Autonomisë se Krahinës Socialistë Autonome të Kosovës në mars të vitit 1989, shtyri një pjesë të elitës se politikës shqiptarë të Kosovës që të vepronin. Në rrethana jashtëzakonisht të mjegullta në dhjetor të vitit 1989, filloj punën legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës. Delegatët e Kuvendit të Kosovës, në ndodhur para një akti të kryer nga ish koleget e tyre, filluan një kurs ndryshe politikës zyrtare të Beogradit. Kështu, delegatët e Kuvendit të Kosovës, ishin të bindur se heqja e dhunshme e Autonomisë se KSA të Kosovës në mars të vitit 1989, ishte akt i ulët dhe ishte jashtë çdo rregullore ligjore ngase Autonomia e Kosovës garantohej me Kushtetutën e shkurtit të vitit 1974. Në një situatë të rendë politike e të sigurisë me 2 korrik të vitit 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese nëpërmjet se cilës Kosova u shpall njësi e pavarur në kuadër të Federatës - Konfederatës se Jugosllavisë. Miratimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990, i hapi rrugën shumë proceseve të tjera në Kosovë, duke e ringjallur lëvizjen për lirë, pavarësi të Kosovës. Kështu me 7 shtator të vitit 1990, po delegatët e Kuvendit të Kosovës, miratuan në Kaçanik aktin me të lartë juridik të shtetësisë Kushtetutën e Republikës se Kosovës, e njohur ndryshe në histori si Kushtetuta e Kaçanikut e 7 shatorit 1990. Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990 dhe Kushtetuta e Kaçanikut e 7 shtatorit 1990, janë dy akte themeltarë të shtetësisë se Kosovës, ngase nëpërmjet tyre u artikulua e drejta historike e popullit shqiptarë të Kosovës për liri dhe pavarësi. Kushtetuta e Republikës se Kosovës - Kushtetuta e Kaçanikut e 7 shtatorit të vitit 1990, ka një rendësi të madhe politike e historike, sepse sipas saj u organizua jeta institucionale e shqiptarëve të Kosovës në përudhen e viteve '90. Sipas saj, u organizua sistemi politik, ushtarak, arsimo, shëndetësorë, kulturor e sportiv. Kushtetuta e Republikës se Kosovës - Kushtetuta e Kaçanikut e 7 shtatorit të vitit 1990, ka hyrë dhe ka mbetur në histori si akt madhorë, kur dihet se kjo kushtetutë është zbatuar edhe në nivelin lokal, kur dihet se në tetor të vitit 1990, një grup i juristëve deçanas në drejtimin e Sali Çekajt, harmonizoj Statutin e Komunës se Deçanit sipas neneve të Kushtetutës se Republikës se Kosovës - Kushtetuta e Kaçanikut.