Seanca e sotme parlamentare eshte zhvilluar serish me debate mes deputeteve te dy kampeve politike me akuza dhe kunderakuza per korrupsion perfshirje ne afera dhe abuzime me detyren.

Deputeti socialist Taulant Balla akuzoi deputetet demokrate se fshihen pas imunitetit dhe nuk shkojne ne gjykate sepse kane frike per shkeljet e vazhdueshme qe kane bere.

Balla i ftoi koleget e shumices qe te shkojne ne gjykate ndersa akuzoi ministrat dhe qeverine Berisha per vjedhje dhe korrupsion.

Nderkohe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli permendi votimin ne Parlamentin Evropian te propozimit per liberalizimin e vizave dhe theksoi se opozita eshte e trishtuar qe mazhoranca arriti permbushjen e standardeve per levizjen e lire te shtetasve shqiptare.

Jeni te trishtuar se po liberalizohen vizat. Ne kemi luftuar krimin dhe korrupsionin organizatat kriminale Aldo Baret me te cilet opozita dje ne pushtet kishte lidhje te forta tha Topalli.