Sistemi i ri zgjedhor solli mjaft risi në politikën shqiptare. Së pari çoi në reduktimin e partive politike, ku nga 12 që kishte në legjislaturën e shkuar, tanimë, pas zgjedhjeve të 28 qershorit, arritën të futen në Parlament vetëm 6 parti politike. Ky reduktim i partive politike, të cilat nuk arritën ta kalonin pragun për t‘u bërë pjesë e legjislaturës së re parlamentare, shoqërohet edhe me ndryshime të tjera në sallën e Kuvendit. Në katër vitet e ardhshme nuk do të kemi më në Kuvend 12 parti politike, të cilat arrinin të krijonin 10 grupe parlamentare. Në Parlamentin e ri që pritet të nisë punën në fillim të muajit shtator të këtij viti, gjërat do të jenë ndryshe. Do të ketë të njëjtin numër deputetësh në sallën e Kuvendit me 140 vende, por do të krijohen më pak grupe parlamentare. Deri më tani janë konfirmuar dy grupet kryesore parlamentare të Partisë Demokratike, e cila ka shumicën edhe këtë herë dhe të Partisë Socialiste, i cili është grupi i dytë parlamentar më i rëndësishëm. LSI-ja, forca e tretë politike, ka arritur të fitojë vetëm 4 mandate në zgjedhjet e 28 qershorit, kështu që e vetme nuk arrin të krijojë një grup të sajin parlamentar. Në bazë të rregullores së Kuvendit, nenit 15 të saj, kjo forcë politike mund të krijojë një grup të sajin parlamentar, duke marrë të paktën 3 deputetë "hua" nga Partia Demokratike, me të cilën pritet të bashkëqeverisë në katër vitet e ardhshme. LSI-ja duhet të marrë deputetë "borxh", sepse neni 15 i rregullores së Kuvendit, pika 2 e tij, thotë se "për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh". Por nuk do të kenë këtë fat tre partitë e tjera parlamentare: PR-ja, PDI-ja dhe PBDNJ-ja. Këto parti politike vërtet kanë mundur të futen në Parlament duke marrë nga një deputet, por rregullorja nuk i lejon që të krijojnë grupet e tyre parlamentare. Kjo, pasi për të krijuar këto grupe duhet të marrin nga gjashtë deputetë "borxh". Ndërkohë që rregulloja nuk e thotë se mund të krijosh grup parlamentar kur ke vetëm një deputet si forcë politike. Në legjislacionin e kaluar, Neritan Ceka, i cili drejtonte PAD-në, e humbi grupin e tij parlamentar pas largimit prej partisë së tij të dy deputetëve, ndaj i vetëm ai nuk mund të krijonte më grup të ri. Pamundësia për të krijuar grupe parlamentare do t‘i japë shansin Kuvendit të ri të ulë edhe shpenzimet për këtë pjesë, të cilat kanë një zë më vete në buxhetin e Kuvendit. Do të ketë më pak zyra për grupet parlamentare, pasi tashmë Kuvendi pritet të ketë vetëm tre grupe dhe për rrjedhojë do të ketë edhe tre zyra për këto grupe. Një të tillë do ta ketë grupi parlamentar i PD-së, një tjetër ai i PS-së dhe një grupi i LSI-së. Deputetët e PR-së, PDI-së, PBDNJ-së do të kenë mundësinë të organizojnë punën e tyre vetëm në zyrat e komisioneve parlamentare, ku do të caktohen pas fillimit të detyrës si deputetë të Kuvendit të ri. Po kështu, do të ketë më pak shpenzime për pjesën administrative të Kuvendit, më pak sekretare nëpër kryesinë e Kuvendit, më pak shpenzime kancelarike, pasi numri i grupeve do të jetë më i paktë. Gjithashtu pritet të ketë më pak makina në dispozicion të grupeve dhe shpenzime të tjera, siç janë ato për karburant në emër të grupit, shpenzimet për telefonin në emër të grupit, si dhe detyrime të tjera të cilat futen në problemet dytësore. Por ato përbëjnë fonde që paguhen nga buxheti i shtetit përmes taksapaguesve.





Grupet parlamentare/



Rregullorja e Kuvendit





Neni 15



Formimi i grupeve parlamentare







1. Deputetët mund të formojnë grupe parlamentare sipas përkatësisë partiake ose orientimit politik.



2. Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t‘i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit.



3. Kur numri i deputetëve të një grupi parlamentar bie nën numrin e parashikuar nga pika 2 e këtij neni, grupi pushon së ekzistuari.



4. Brenda 3 ditëve nga data e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë. Vetëm deputetët që nuk bëjnë deklarimin e mësipërm, ose që nuk i përkasin asnjë grupi parlamentar, mund të formojnë grup të përzier.



5. Çdo deputet ka të drejtë të largohet nga grupi parlamentar. Për këtë ai duhet t‘i paraqesë një deklaratë me shkrim kryesisë së grupit dhe të njoftojë me shkrim Byronë e Kuvendit.



6. Deputetët që zgjidhen gjatë legjislaturës, brenda 3 ditëve nga kryerja e betimit, bëjnë deklarimin me shkrim se cilit grup parlamentar i përkasin.







Grupet





Legjislatura e shkuar,



loja "ngriva-shkriva"







Parlamenti, i cili sapo mbylli mandatin e tij, do të mbahet mend si Parlamenti me më shumë parti politike dhe për rrjedhojë me më shumë grupe parlamentare. Legjislatura e fundit nisi me 12 parti politike në Kuvend dhe po ashtu me 12 grupe parlamentare, pjesa më e madhe e të cilave, megjithëse nuk kishte numrin e kërkuar prej 7 deputetësh, e krijoi grupin duke marrë deputetë "hua" nga PD-ja ose PS-ja. Pas mbylljes së vitit të parë të kësaj legjislature, ndryshimet politike u pasuan me ndryshime të grupeve parlamentare, emrave dhe përbërjeve. Pas largimit të Nard Ndokës nga PDR-ja, u krijua një grup i ri parlamentar në të cilin bënin pjesë një numër i konsideruar deputetësh, që u larguan për arsye të ndryshme politike nga PD-ja dhe PS-ja. U krijua një grup i ri parlamentar i qendrës, që pati në përbërjen e tij disa deputetë të larguar nga PS-ja dhe PDK-ja. Po kështu, falë "bujarisë" së madhe të PD-së dhe PS-së, mundën të përfitonin nga taksat e shqiptarëve disa parti politike të cilat, megjithëse nuk kishin numrin e duhur të deputetëve, mbajtën për 4 vjet grupet e tyre parlamentare. Kështu mundi të mbajë grupin e tij PAA-ja e Xhuvelit, PDR-ja, megjithëse kjo u shkri më vonë si parti politike, sërish privilegjet e grupit i ruajti dhe PBDNJ-ja. Ndërsa Neritan Ceka e Paskal Milo nuk mundën t‘i mbajnë deri në fund grupet e tyre.







Grupi i ri parlamentar i Partisë Demokratike





1.Sali Berisha



2.Aldo Bumçi



3.Rajmonda Bulku



4.Bujar Nishani



5.Majlinda Bregu



6.Gert Bogdani



7.Gent Strazimiri



8.Florion Mima



9.Ilir Rusmajli



10.Myqerem Tafaj



11.Luan Skuqi



12.Tritan Shehu



13.Viktor Gumi



14.Arben Imami



15.Lajla Pernaska



16.Ferdinand Xhaferri



17.Albana Vokshi



18.Gazmend Oketa



19.Ylli Lama



20.Osman Metalla



21.Eduard Halimi



22.Igli Cara



23.Sokol Olldashi



24.Ilir Bano



25.Mesila Doda



26.Enkelejd Alibeaj



27.Vasillaq Ngresi



28.Fatos Beja



29.Astrit Patozi



30.Ardian Kollozi



31.Leonard Demi



32.Kreshnik Çipi



33.Lulzim Basha



34.Ardian Turku



35.Adriana Gjoni



36.Rahim Çota



37.Dashnor Sula



38.Luciano Boçi



39.Subi Hida



40.Ridvan Bode



41.Gjergji Papa



42.Lediana Anjerolli



43.Edmond Spaho



44.Fatbardh Kadilli



45.Ismail Hoxha



46.Jozefina Topalli



47.Astrit Bushati



48.Arenca Trashani



49.Gëzim Dibra



50.Gjok Uldedaj



51.Paulin Sterkaj



52.Ndue Paluca



53.Genc Pollo



54.Mehmet Xheka



55.Lefter Maliqi



56.Genc Ruli



57.Spiro Ksera



58.Jemin Gjana



59.Sherefedin Shehu



60.Bedri Hoxha



61.Selami Xhepa



62.Flamur Noka



63.Besnik Dusha



64.Fatos Hoxha



65.Edi Paloka



66.Mark Marku



67.Paulina Hoti



68.Gjok Vuksani







Grupi i ri parlamentar i Partisë Socialiste





1.Vasilika Hysi



2.Besnik Baraj



3.Kastriot Islami



4.Saimir Tahiri



5.Fatmir Xhafa



6.Andis Harasani



7.Ditmir Bushati



8.Eglantina Gjermenji



9.Namik Dokle



10.Enkelejda Shkreli



11.Eduard Shalsi



12.Xhemal Qefalia



13.Dashamir Peza



14.Ilir Gjoni



15.Artan Gaci



16.Blendi Klosi



17.Rudina Seseri



18.Hazir Gashi



19.Gazmend Bizhga



20.Klodiana Spahiu



21.Gramos Ruçi



22.Ermelinda Meksi



23.Albert Çaçi



24.Fatos Tushe



25.Armando Subashi



26.Bashkim Fino



27.Ervin Koçi



28.Arben Çuko



29.Pirro Lutaj



30.Arben Isaraj



31.Luiza Xhuvani



32.Arben Malaj



33.Shpëtim Idrizi



34.Eltar Deda



35.Fatmir Toçi



36.Valentina Leskaj



37.Ilir Bejtja



38.Shegushe Ligori



39.Taulant Balla



40.Ditmir Bushati



41.Agim Leka



42.Skënder Hasa



43.Ben Blushi



44.Pandeli Majko



45.Mimi Kodheli



46.Alfred Dalipi



47.Arben Ahmetaj



48.Olta Xhaçka



49.Ilir Beqaj



50.Tom Doshi



51.Ndue Kola



52.Astrit Beci



53.Erjon Braçe



54.Fidel Ylli



55.Ermonela Velaj



56.Marko Bello



57.Arta Dade



58.Vangjel Tavo



59.Ethem Ruka



60.Sadri Abazi



61.Qemal Minxhozi



62.Asllan Dogjani



63.Gjok Jaku



64.Gjovalin Kadeli



65.Armando Prenga





Deputetët e LSI-së



1.Ilir Meta



2.Dritan Prifti



3.Lefter Koka



4.Nasip Naçe





Deputet i PBDNJ-së



1.Vangjel Dule





Deputet i PR-së



1.Fatmir Mediu





Deputet i PDI-së



1.Dashamir Tahiri