Parlamenti do të mblidhet në sesion  të jashtëzakonshëme për të zëvendësuar Deputeten Demokrate Jorida Tabaku, mungesa e se cilës në komisionin parlamentar ad hoc,  mban peng  konstituimin e organit të dyte të  Vttingut. 


Znj Tabaku, ka lindur dy vajzat e saj  dhe nuk merr pjesë dot  në   komisionin, i cili duhet në zgjedhjen  e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të kualifikimit, oragani kryesor që do kaloje ne site  gjyqtarët dhe prokurorët.  Komisioni ad hoc me 12 anëtarë do të zgjidhte këtë të enjte  18 persona nga lista për anëtarë të komisionit të pavarur të kualifikimit të dy anëtarëve zëvendësues, dy komisionerët publik dhe zëvendësuesit respektivë.


“Në bazë të nenit 74, pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 42, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, nga të gjitha Grupet Parlamentare kanë depozituar sot, me shkresën Nr. 1553 Prot, kërkesën për thirrjen e sesionit të jashtëzakonshëm ditën e shtunë, datë 17 qershor 2017, drejtuar Kryetarit të Kuvendit”


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter