Kuvendi ka miratuar ligjin për Teatrin e ri Kombëtar. Ligji ka marrë 75 vota pro dhe asnjë kundër në votimin e deputetëve e të pranishëm në sallën e Kuvendit, të cilët kanë pranuar në parim dekretin e predientit, Ilri Meta. Ky akt i hap rrugë prishjes së godinës së  Teatrit Kombëtar.


Nga Vlora, Basha u shpreh se Rama u kap në një akt vjedhje, duke iu referuar Teatrit. Ligji fusha për grabitjen e Teatrit Kombëtar. Edi Rama dhe hajdutët e tij në Parlament u kapën flagrantë në vjedhje përmes procedurës së përshpejtuar me Ligjin Rama-Fusha për grabitjen e Teatrin, tha Basha, i cili shtoi se opozita nuk kthehet në Kuvend në këto kushte.


Ndërkohë, Rama reagoi nga foltorja e Kuvendit, duke akuzuar liderin e opozitës, se në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës privatizoi teatrin Metropol.



Kryeministri Rama, në fjalën e tij në Kuvend këtë të enjte, u shpreh se opozita po bën një përpjekje hipokrite për të mbrojtur Teatrin.Këtu më nxori një shkresë e Florion Mimës që ia dërgon Lulzim Bashës kur ishte kryetar i Bashësië, kërkoi privatizimin e teatrit Metropol, në llogari të deputetit Astrit Veliaj. Kërkuan privatizimin për të ndërtuar pallat me dyqane dhe me dhoma gjumi. Estrada është domen ekskluzive e PD dhe e drejta legjitime e Bashës, e Mimës, që për estradën të kenë fjalën e fundit, por në rastin konkret jemi përpara një shembulli që ballafaqojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Ajo godinë nuk mund të quhet teatër dhe as monument kulture. Ne do ta kthejmë në një teatër më të bukur dhe më modern të rajonit. Ata kishin një teatër në dorë dhe e kthyen në objekt të skeçit të estradës së tyre. Ne do të vazhdojmë të shkojmë përpara dhe do ti thyejmë të gjitha këto barriera që ngrihen mes nesh, tha Rama.



Por përgjigja e Bashkës nuk vonoi: Kryehajduti kërkon skutave për shkresa të pavlera. Teatri i Metropolit është aty! Kinema 17 Nëntorin, Kinema Republikën, kinema Partizanin, kinema Ali Demin, i ka shkatërruar Rama dhe ka ndërtuar pallate, shkroi Basha në Twitter.


20 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)