Kuvendi ka votuar emrat e propozuar nga grupet parlamentare për kryesinë e komisioneve të përhershme, duke miratuar ndarjen e deputetëve me 128 vota.


Partia Socialiste do të drejtojë pesë komisione të përhershme, PD 2 komisione dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 1 komision.


Ajo që bie në sy nga ndarja e deputetëve, është fakti, që PD i ka lënë LSI-së përveç komisionit të Shëndetësisë për Petrit Vasilin (më parë ishte zgjedhur Bardh Spahia), edhe pozicionin e zv.kryetarit të Komisionit të Jashtëm, ku më parë ishte zgjedhur Tritan Shehu.


Me marrëveshje, këtë pozicion e ka marrë Klajda Gjosha, ish-ministrja e LSI-së.


Gjithashtu është zgjedhur, Vasilika Hysi dhe Edi Paloka nënkryetarë të Kuvendit.


Komisioni i Ligjeve


-Ulsi Manja kryetar, PS

-Eduard Halimi zv/kryeat PD

-Klotilda Bushka sekretare, PS


Komisioni për ekonominë dhe financat


-Erjon Brace kryetar, PS

-Jorida Tabaku zv/kryetare, PD

-Anastas Angjeli sekretar, PS


Komisioni për Sigurinë Kombëtare


-Ermonela Felaj kryetare, PS

-Flamur Noka zv/kryetar, PD

-Pjerin Ndreu sekretar, PS


 Komisioni për veprimtari prodhuese


-Eduard Shalsi kryetar, PS

-Florian Mima zv/kryetar, PD

-Besnik Bare sekretar, PS


Komisioni i Arsimit dhe mjeteve të informimit publik drejtohet nga PD


-Albana Vokshi kryetare, PD

-Milva Ekonomi nënkryetare, PS

-Fidel Ylli sekretar, PS


Komisioni i Shëndetësisë drejtohet nga LSI


-Petrit Vasili kryetar, LSI

-Elisa Spiropali nënkryetare, PS

-Klodiana Spahiu sekretare, PS


Komisioni për politikën e jashtme


-Mimi Kodheli kryetare, PS

-Klajda Gjosha zv/kryetare, LSI

-Elona Gjebrea sekretare, PS


Komisioni për Integrimin Europian


-Genc Pollo kryetar, PD

-Bledar Çuçi nënkryetar, PS

-Fatmir Velaj sekretar, PS


14 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)