Pasditen e sotme, në orën 17.00 do të nisë sesioni i ri parlamentar. Pritet që në seancën e sotme kryeministri Edi Rama të dekretohet edhe në postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme në vendin e Ditmir Bushatit. Gjithashtu sot do të zëvendësohen edhe vendet që lanë bosh në komisione ministrat e rinj të kabinetit qeveritar. Vendin e Erjon Braçes në postin e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave do ta zërë Arben Ahmetaj.


Peleshi pritet të marrë drejtimin e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese në vend të Eduard Shalsit. Bledi Çuçi pritet që të zëvendësohet nga Blerina Gjylameti në pozicionin e bashkëkryetarit të Reformës Zgjedhore, ndërkohë që si nënkryetar i Komisionit të Integrimit dy janë emrat më të mundshëm; ish-ministri Bushati dhe deputeti Ervin Bushati.


Ministrja e re e Marrëdhënies me Parlamentin Elisa Spiropali ka lënë bosh karrigen e nënkryetares së Komisionit të Shëndetësisë. PS pritet të propozojë në këtë pozicion deputeten e Durrësit, Klodiana Spahiu. Në seancën e sotme do të miratohet edhe kalendari.


Gazeta Shqip