Kapllani mungon sepse do te provojme te rinjte por pa ndryshuar lojen tone

Josip Kuzhe kthehet te ulet serish ne kateder me i forte se kurre. Kete pershtypje eshte perpjekur te transmetoje te pakten dje duke lene te nenkuptohet se nuk vuan asnje pasoje nga hemorragjia cerebrale ne tru e cila e goditi te enjten e 30 shtatorit. Tani i ka lene pas te gjitha dhe i eshte rikthyer Kombetares. Shqiperia dhe Maqedonia do te perballet sot ne oren 1800 ne nje sfide miqesore ne stadiumin Skenderbeu te Korces. Shumekush e pret qe te jete nje sfide me shume se sa thjesht miqesore e ndikuar edhe per shkak te fqinjesise jo gjithnje ne lartesine e duhur dhe problemeve jo te pakta per respektimin e shqiptareve autoktone brenda kufirit maqedonas. Megjithate nje trajner si Josip Kuzhe eshte me i ftohte ne veshtrimin e tij mbi kete ndeshje. Per teknikun Maqedonia eshte thjesht nje test shume i mire per te testuar kapacitetin e kesaj skuadre. Ky eshte thelbi i konferences se tij te djeshme ne Pogradec ku eshte grumbulluar perfaqesuesja jone ne prag te sfides. Kuqezinjte kane shume mungesa po kjo duket se i ka lehtesuar disi punen trajnerit i cili beson tu jape me shume dore te lire te rinjve por pa ndikuar ne cilesine e lojes se shfaqur nga skuadra ne perballjet e fundit. Ndaj Maqedonise do te kemi shume mungesa Skela Cana e Lika kryesisht per shkak te demtimeve nisi Kuzhe analizen e tij. Por duke i lene menjane keto une besoj se te gjithe lojtaret e disponueshem jane te gatshem per te dhene maksimumin ne fushe. E rendesishme per te gjithe ne eshte prezantimi dinjitoz dhe nje paraqitje e mire ne Korce ku do te luajme per here te pare. Tekniku i eshte vene para kritikave per mosthirrjen e sulmuesit Edmond Kapllani por Kuzhe e ka justifikuar me dhenien e me shume mundesive lojtareve te rinj por duke shtuar se sulmuesi i Paderbornit do te vazhdoje te jete ne planet e tij Pavaresisht mungesave loja jone nuk do te ndryshoje sa i perket kualitetit te saj sqaron Kuzhe. Mungesat nuk na kushtezojne aspak ne menyren e lojes se ekipit. Me duhet te theksoj se Kapllani eshte lojtar i Kombetares por ne kete miqesore nuk do te jete pjese e ekipit. Me pas ai ka zbuluar edhe arsyet Sulmi yne ne 70 minutat e para do te perbehet vetem nga Salihi ndersa per pjesen e mbetur ne minutat e tjera do te luaje me lojtare te rinj per tu dhene mundesine edhe atyre per ti pare ne fushen e lojes. Trajneri nuk ka zbuluar se cila do te jete 11-shja titullare pasi ka kerkuar ti shohe edhe ne stervitjen e fundit por objektivi eshte i njejte thuajse me ato te miqesoreve te meparshme nje test por kete here i duhuri per te matur forcen. Kjo eshte nje miqesore qe do te na sherbeje si test per te ardhmen e ekipit dhe per ndeshjet e tjera te tij per ti dhene nje hov tjeter ne drejtim te rezultateve pozitive dhe kapaciteteve te tij. Talenti i Vllaznise Vajushi nuk do te jete pjese e ketij ekipi sepse Kuzhe mendon ti jape shansin atij dhe disa te rinjve te tjere ne nje tjeter rast.