Silvi Berlusconi e ka veç "hijen" te Milani. Sipas raporteve të fundit nga Italia, Milano është shumë afër marrëveshjes për shitjen e skuadrës tek miliarderi tajvanez, Bee Taechaubol.
Mirpo marrëveshja për shitjen e Milanit do të jetë graduale dhe se shitja e aksioneve në fillim nuk do të jetë në më shumë se 25% të aksioneve.
Mirpo gradualisht biznesmeni do ti blejë të gjitha aksionet për të qenë president i skuadrës pas pak vitesh.
Në takimin e zhvilluar në Arcore ditën e enjte, Bee Taechaubol dhe Silvio Berlusconi kanë nënshkruar edhe një memorandum mirëkuptimi që përshkruan termat e një marrëveshjeje të mundshme. /Indeksonline/