Arrestohet ish-pronari i Universitetit Kristal Ahmet Muça.


Muça akuzohet për falsifikim e shitje diplomash edhe pas mbylljes së Universitetit. Ish-pronari i “Kristal” është vënë në pranga ditën e sotme pas një hetimi dy-mujor nga ana e Prokuorisë me metoda speciale. Raportohet se është shpallur në kërkim edhe shtetasi E.P., i cili akuzohet se ndihmonte Muçën me procesin e diplomave.


Kujtojmë se Universiteti Kristal ishte një universitet privat fitimprurës në Tiranë, themeluar në vitin 2005 nga Kompania Kristal, me pronar pikërisht Ahmet Muçaj dhe i mbyllur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në gusht 2014.