Gjykata vendosi të ndryshojë sot masën e sigurisë nga “arrest me burg”, në “detyrim paraqitje” për Behar Bajrin, i konsideruar si numri dy i grupit Bajri, i cili u ekstradua nga Holanda.


SPAK fillimisht shpalli mos kompetencën për dosjen e grupit Bajri duke bërë që të bien akuzat për “grup i strukturuar kriminal”.


bahar bajri 1 copy


Çështja shkoi në Gjykatën e Shkodrës, ndërsa para një muaji prokurori kërkoi pushimin për dy akuza të vrasjeve dhe gjykata e pranoi.


Vepra e vetme penale që i mbeti është ajo e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, për të cilën u kërkua një muaj shtyrje e afatit. Pas këtij afati që përfundoi, gjykata vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë.


Behar Bajri cilësohej si një personazh kyç i grupit Bajri, ndërsa  cili u arrestua në Roterdam, në shtator të 2018, gjatë operacionit të koduar Oaz, që u zhvillua paralelisht në Shqipëri dhe Holandë, i akuzuar për dy vrasje. Ai u ekstradua nga Holanda në korrik të 2019-ës.


bahar bajri copy