Takimet mes LDK-së e lëvizjes Vetëvendosje duket se i kanë kthjelluar edhe më shumë qëndrimet e të dy taborëve politikë.


Ata kanë vendosur të hapin një kaptinë të re që lë pas të gjitha kundërshtimet politike që i kishin në të kaluarën, duke i hapur rrugë bashkëpunimit.


Të paktën kështu janë shprehur përfaqësues të të dyja partive politike, të cilët thonë se tashmë janë gjetur më shumë pika që i afrojnë këto subjekte sesa që do ti largonin.


Si pikë të përbashkët kanë përmendur programin kombëtar.


Ata kanë pranuar se nga të dyja palët ka sens politik për tu afruar.


Të dyja blloqet për gazetënZëri kanë konfirmuar një takim të radhës, në të cilin do të vazhdohet përpjekja për përafrime programore.


Shkodran Hoti, zyrtar nga lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se në takimin e dytë me LDK-në është diskutuar për harmonizimin e programeve, por akoma nuk është arritur ndonjë përafrim programesh.


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter