Me anë të një letre drejtuar presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, mjekët e Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë deklarojnë se tërhiqen nga pozicioni i punës.


Letra është firmosur nga të gjithë mjekët e Urgjencës në QSUT të cilët shprehen se nuk kanë kushte pune dhe staf mjekësor, ndërsa ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar.


Tërhiqemi nga pozicioni i punës.


Nuk ka kushte pune për stafin mjekësor dhe ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar.


Ka mungesë vendesh në pavionët e tjera dhe Shërbimet e tjera nuk zbatojnë urdhrat.


Po paralajmërojmë sipas kodit të punës 30 ditë përpara, thuhet ndër të tjera në letër mjekët e Urgjencës së QSUT.