Tiranë (start)-Lëvizja Socialiste për Integrim, duke folur rreth çështjes së kthimit në Parlament të Kodit zgjedhor nga ana e Presidentit, ka kërkuar rishikimin e këtij. Nënkryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi u ka kërkuar deputetëve në seancën e sotme që të rishikojnë kërkesat e partive të vogla.



“Presidenti nuk ka dashur ti bëjë një nder atyre partive që nuk e njohin veten në kod. Pretendimet tona dhe kriticizmi jonë shkon shumë më tej sesa një mosakordimi kohor për të cilin është kthyer kodi”- tha nënkryetari i LSI-së Pëllumb Xhufi.



Sipas Xhufit, vendimi i Presidentit për të kthyer ligjin “evidentoi natyrisht papërgjegjshmërinë me të cilin shumica kaloi një kod, një dokument tepër të rëndësishëm për fatin e zgjedhjeve”.



Më tej Xhufi shtoi se si forcë politike, LSI do të vazhdonte sensibilizimin e qytetarëve dhe të ndërkombëtarëve për defektet e mëdha që ka kodi.

Disa parti të vogla si LSI-ja, dhe të tjera kanë kundërshtuar ashpër miratimin e Kodit të ri zgjedhor. Ata kanë zhvilluar edhe protesta, si greva e urisë e 10 deputetëve dhe mitingje në rrugë.