Ish-deputetja Nora Malaj e ftuar në emisionin 360 Gradë në RTV Ora deklaroi se LSI e bëri Edi Ramën burrë shteti.


Ajo shtoi se Lëvizja Socialiste për Integrim i dha mundësinë që të ishte në pushtet, por ai ua shpërbleu duke i flakur kur nuk i duheshin më.


Ne LSI-ja e bëmë zotin Rama burrë shteti. Ia dhamë shansin që të vishej me pushtet dhe të bëhej burrë shteti. Kur ky burrë shteti tha unë i bëj të gjitha gjërat vetë, atëherë tha që ju nuk më duheni mua, theksoi ish-deputetja.