Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar mbështetjen e të rinjve të Beratit për ta votuar në datën 25 qershor. Kandidatja Silva Caka, theksoi gjatë takimit me ta, se të rinjtë duhet ë marrin në dorë fatet e vendit dhe duhet të marrin shanset për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri.


Caka:  Janë pikërisht të rinjtë që do të marrin të ardhmen e vendit në dorë dhe duhet të jemi pikërisht ne që duhet tu japim një shans nëpërmjet politikave, që do të ndjekim për të rinjtë, që të marrin këtë të ardhme në duart tyre. Duke mbajtur LSI në zemër dhe në shpirt jam shumë e bindur që më datën 25 qershor do të votoni për numrin 1, për LSI dhe për të gjithë të rinjtë kudo që ndodhen dhe që përfaqësojnë këtë forcë politike


Kandidatja tjetra për deputete Llambriola Misto, në fjalën e mbajtur para qytetarëve të Kuçovës, tha se LSI është partia e rinisë dhe se rinia është e ardhmja e Shqipërisë.    


Misto: Partia e të rinjve është LSI-ja. Sepse nga 170 mijë vende të reja pune që do të hapim në 4 vitet e ardhshme 100 mijë do të jenë vetëm për rininë, sepse prioritet i LSI-së është e ardhmja e rinisë dhe jo e ardhmja e kriminelëve. Unë kam një ëndërr që ti rikthej vlerat qytetit tim dhe tju jap një shans të gjithëve ju. Votoni LSI, votoni nr. 1! Më jepni një shans dhe unë do tua kthej në një shans për familjet tuaja.


I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili theksoi se shqiptarë kanë nevojë për tu përfaqësuar nga intelektualë, kanë nevojë për energji pozitive, mirënjohje dhe solidaritet.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter