Deputeti i LSI-së Përparim Spahiu rrezikon përjashtimin nga grupi parlamentar i LSI-së pas nëj reagimi në Twitter se ishte kundër vetingut nga ndërkombëtarët. Burime nga LSI i thanë Ora News se javën e ardhshme pritet edhe mbledhja e grupit të LSI-së për të shqyrtuar deklaratën e tij.
Në një postim në Twitter deputeti i LSI, Përparim Spahiu paralajmëroi se nuk do të votojë reformën në drejtësi në rast se në të parashikohet udhëheqja e procesit të vlerësimit të gjyqtarëve nga ndërkombëtarët.
Ndërkohë në studion e Ora News deputeti tjetër i LSI, Gjovalin Kadelli tha se si Spahiu e mendojnë edhe deputetë të tjerë në radhët e mazhorancës.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter