Në fundin e shek. XIX në Paris, katër shokë jetojnë së bashku në një papafingo. Rodolfo dhe Marcello qëndrojnë në shtëpi duke punuar dhe vjen njëri nga të rinjtë, muzikanti Schaunard, i cili ka fituar para dhe ata vendosin për të ngrënë në një restorant aty pranë. Poeti Rodolfo nuk i shoqëron, sepse duhet të mbarojë shkrimin e tij, por ndërpritet nga Mimi, një rrobaqepëse e cila ishte fqinjë me të. Ato tërhiqen nga njëri tjetri me shikim të parë dhe bashkë drejtohen për në restorant, ku po i presin miqtë e tij.


Marcello, shoku i Rodolfos po flirtonte me ish- të dashurën e tij Musetta, e cila detyron shoqëruesin e saj të paguaj faturën për të gjithë. Më vonë Musetta dhe Marcello jetojnë bashkë, si Mimi dhe Rodolfo, kjo e fundit vuan nga tuberkulozi dhe do të ndahet nga Rodolfo, sepse ai mendon që nuk ka mundësi ta ndihmojë të shërohet. Musetta ndahet nga Marcello dhe katër shokët rikthehen në jetën e tyre në papafingo. Ata vizitohen nga Musetta, e cila ka shoqëruar Miminë. Mimì dhe pse tani jeton e pasur, kur ndjen se vdekja po i afrohet, shkon drejt dashurisë së saj të vetme, Rodolfos.


Ajo dëshiron të vdesë në krahët e tij, e rrethuar nga miqtë e saj të vërtetë. Musetta,Marcello, Schaunard dhe Colline bashkohen në një përqafim të fundit, ndërkohë që Rodolfo qan mbi trupin e pa jetë të Mimisë. Kjo wshtw historia e operas La Boheme që në mijëra vjet vazhdon të përlotë publikun që adhuron operan. Së shpejti Teatri i Operas dhe Baletit do të ngjisë në skenë këtë vepër të kompozitorit Giacomo Puccini dhe libret të Giuseppe Giacosa dhe Luigi Illica, në 16,17,18 dhe 19 mars- ora 19:00 në Pallatin e Kongreseve. Ky është produksioni i parë operistik për sezonin janar-qershor 2019, i cili shënon kulmin e angazhimit të krijuesve dhe artistëve të rinj në një produksion opersitik, të cilët bëhen bashkë me solistët e TKOB dhe këngëtarët e ftuar me famë ndërkombëtare.


Premiera e operas La Boheme mund të quhet produksioni i radhës i artistëve të rinj shqiptarë, të cilët në tre vitet e fundit të TKOB, janë bërë pjesë e skenën më të madhe artistike në vend. Këtë herë, artistëve të rinj i bashkangjitet dhe besimi që TKOB i ka dhënë krijuesve të rinj. Regjia e këtij produksioni i është besuar një regjisoreje të re, Ada Gurra, e cila shënon për herë të parë në karrierën e saj, realizimin e një produksioni operistik të këtyre përmasave.


Gjithashtu skenografia i është besuar një tjetër talenti të ri, Renold Sula. Orkestra e TKOB do të dirigjohet në katër netët e shfaqjes nga dirigjenti italian Lorenzo Tazzieri. Interpretojnë solistët e TKOB si dhe solistët e rinj të angazhuar në tetatër në tre vitete fundit, së bashku me të ftuarit, këngetarët operistikë me famë ndërkombëtare Giussepe Tomaso dhe Ghocia Abuladze.


Kostumografia është realizuar nga kostumografi Ardi Asllani. Në rolin e Mimi intepretojnë Eva Golemi, Nina Muho, Renisa Laçka dhe Simona Karafili. Në role të tjera janë Denis Skura, Armando Likaj, Dorina Selimaj, Armaldo Kllogjeri, Ramona Tullumani, Giuseppe Tommaso, Gocha Abuladze Musetta – Ramona Tullumani, Sokol Hidersha, Glerson Hoxha, etj. Puccini ishte një kompozitor i operas italiane, i cili mori emrin Kompozitori më i mirë pas Verdit. Si fillim, Puccini punoi në operan italiane.


Më vonë, ai shpalosi punën e tij në verizëm.Veprat më të rëndësishme të Puccinit janë: La bohème (1896), Tosca (1900), Madama Butterfly (1904), dhe Turandot (1924), të gjitha janë opera të rëndësishme. Puccini lindi në Lucca të Italisë në vitin 1858. Ai ishte një nga nëntë fëmijët e Michele Puccini dhe Albina Magi. Familja Puccini u stabilizua në Lucca si një dinasti muzikore e gjyshit të tij i quajtur Giacomo Puccini (17121781). Giacomo Puccini i parë ishte maestro i kishës Kathedrale San Martino në Lucca. Talenti i tij u trashëgua gjithashtu nga djali i tij, Michele. Sicili nga këta artistë të familjes studiuan në Bologna dhe disa prej tyre morën leksione ekstra në vende të ndryshme.


Babai i Puccinit gëzonte një reputacion në të gjithë Italinë e Veriut dhe funerali i tij ishte një rast zije publike. Familja Puccini ka zënë pozicionin e maestros së kishës për 124 vite rresht. (1740 1864), pas vdekjes së Michele, u parashikua që vendin e tij do ta zinte Giacomo deri sa ai të ishte në moshë të thyer.


Sidoqoftë kur Michele Puccini vdiq, në vitin 1864, djali i tij Giacomo ishte vetëm 6 vjec, dhe nuk ishte akoma i aftë të merrte pësipër punën e babit të tij. Si fëmijë që ishte, ai mori pjesë në jetën muzikore të Kathedrales San Martino, si anëtar i korit të djemve dhe më vonë si një organist zëvendësues. Puçinit iu dha një arsim i përgjithshëm në seminarin e San Michele në Lucca dhe më pas në seminarin e kathedrales. Një nga xhaxhallarët e Puccinit, Fortunato Magi, supervizoi pjesën e edukimit të tij.


Puccini u diplomua në shkollën e muzikës Pacini në Lucca në vitin 1880, studioi me xhaxhain e tij Fortunato dhe më vonë me Carlo Angeloni, i cili kishte udhëzuar gjithashtu Alfredo Catalanin. Puccini studioi në shkollë muzike për tre vjet rresht, duke ndarë dhomën me Pietro Mascagni. Në 1880, në moshën 21 vjec, Puccini kompozoi Mass-ën e tij, e cila shënoi kulmin e familjes së tij në muzikën e kishës në vendin e tij të lindjes, Lucca.


Gazeta Shqip