Shtetasi Durim Keci i arrestuar mbrëmjen e sotme në Durrës, është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge dhe prostitucion. Kush është Durim Keci?


Në një artikull të La Republica publikuar më 5 janar të vitit 2006, ai konsiderohet si një nga të pandehurit më të rrezikshëm të mafies shqiptare, ndërsa gjatë seancave gjyqësore, ai kishte kërcënuar edhe prokurorët.


Sipas gazetës, Durim Keci lindur në Durrës më 7 shtator 1977, quhen ndryshe edhe Gëzim Hajdini, lindur me emrin tjetër më 20 mars 1973.


Ai u lirua përkohësisht nga autoritetet italiane dhe kaq u desh që të arratisej në drejtim të Shqipërisë. Në artikullin e asaj, thuhet se Keci kishte për detyrim të jetonte në Bolonja sipas Gjykatës së Lartë dhe se nuk kishte rrezik të ikte.


48 orë më vonë, ai ishte tashmë i arratisur. Askush nuk e di se çfarë ka bërë dhe ku mund të fshihet. Për të, nuk do të ishte e vështirë për të marrë dokumente të reja dhe pastaj, ka një fluturim të drejtpërdrejtë nga Bolonia në Tiranë, shkruan gazeta.


Gazeta shkruan se Keci është dënuar me 18 vite burg (foto ilustrim).


Por kjo nuk është arratisja e parë dhe historitë e Kecit me drejtësinë datojnë që përpara viteve 2000.


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter